Nis në Serbi fushata “Block the hatred. Share the love!” News | WeBalkans

Nis në Serbi fushata “Block the hatred. Share the love!”

06 May 2022
6/05/2022

Nis në Serbi fushata “Block the hatred. Share the love!”

Çdo individ ka një rol të rëndësishëm në reagimin ndaj fjalimeve të urrejtjes me gjuhë pozitive dhe respekt të ndërsjellë. Ky ishte një nga mesazhet kyçe që përcillte kjo fushatë ndërgjegjësimi, “Block the hatred. Share the love!”e drejtuar nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, e cila u mbajt më 5 maj në Beograd.

 

Qëllimi i fushatës “Block the hatred. Share the love!”  është lufta e formave të ndryshme të fjalimeve të urrejtjes që ka në synimin e saj komunitetet dhe individët në Serbi, veçanërisht ata nga grupet e cënueshme dhe minoritetet. Fushata do të mbahet online, nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale, si dhe nëpërmjet ngjarjeve publike. Këto aktivitete do të përfshijnë figura publike, institucione dhe aktivistë, do të promovojë diversitetin dhe barazinë në Serbi dhe në rajon përmes përvojave personale, dëshmive dhe shkëmbimit të praktikave të mira.

 

Ambasadorët e fushatës kundër fjalimeve të urrejtjes në Serbi janë figura të shquara publike në botën e aktrimit: Milena Radulović, Sandra Siladjev, Miloš Timotijević dhe Slaven Došlo, dhe kjo fushatë u mbështet edhe nga Young European Ambassadors. Ata thonë se e mbështesin fushatën sepse besojnë se së bashku mund të bëjmë një ndryshim pozitiv dhe të bëjmë shoqërinë tonë më gjithëpërfshirëse.

 

Fushata është ngritur në kuadër të një iniciative për promovimin e diversitetit dhe barazisë në Serbi, e cila është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey 2019-2022“. Ky program mbështet aktorët kryesorë lokalë dhe institucionet përfituese në Serbi dhe Ballkanin Perëndimor në luftën kundër diskriminimit, fjalimeve të urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes kundër minoriteteve, anëtarëve të komunitetit LGBTI dhe grupeve të tjera të cënueshme të rrezikuara në shoqërinë serbe.

Lexoni më shumë

Burimi: Council of Europe

Foto nga: Council of Europe

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.