Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Më 22 shkurt 2023, Këshilli i Ministrave miratoi në parim nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për Annual Action Plan (AAP) për vitin 2022 në kuadër të Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA) III. Kontributi i BE-së prej 82.6 milionë euro do të mbështesë gjashtë veprime në fushat e mjedisit, rinisë, demokracisë, harmonizimit të acquis-it të BE-së, luftës kundër krimit të organizuar dhe sistemit gjyqësor.
Marrëveshja e financimit do të nënshkruhet nga Komisioni Evropian dhe më pas do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare për nënshkrimin dhe miratimin e mëtejshëm në Këshillin e Ministrave. Instrumenti i asistencës para anëtarësimit IPA mbështet vendet kandidate për në BE në miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së.
Burimi: EU Delegation to Albania
Fotografitë: EU Delegation to Albania
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!