BE-Maqedonia e Veriut: Komisioni propozon deri në 100 milionë euro për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut News | WeBalkans

BE-Maqedonia e Veriut: Komisioni propozon deri në 100 milionë euro për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut

06 Feb 2023
6/02/2023

BE-Maqedonia e Veriut: Komisioni propozon deri në 100 milionë euro për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut

Komisioni propozoi  më 6 shkurt të ofronte deri në 100 milionë euro në ndihmë makro-financiare (MFA) për Maqedoninë e Veriut. Me këtë propozim, Komisioni i qëndron krah Maqedonisë së Veriut në këto kohë të vështira, duke qenë se pas luftës së agresionit të shpallur nga Rusia për Ukrainën, ekuilibri i jashtëm po humbet me shpejtësi për shkak të varësisë së madhe nga importet për karburant dhe elektriciteti. Maqedonia e Veriut përballet edhe me nevojën e madhe për të shlyer borxhin e jashtëm në vitin 2023 në kontekstin e kushteve financiare sfiduese.

 

Ndihma e propozuar do të kontribuojë për të mbuluar nevojat financiare të Maqedonisë së Veriut në vitet 2023 dhe 2024, duke mbështetur si qëndrueshmërinë fiskale dhe reformat strukturore . Propozimi i sotëm shoqëron një program mbështetës 24 mujor të realizuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), prej 530 milionë euro.

 

Ndihma do të ofrohet në formën e borxheve, që do të paguhen në dy këste. Këto dy pagesa duhet të jenë kushti për zbatimin e masave të politikave të cilat duhet të dakordësohen midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në Memorandumin e Mirëkuptimit. Memorandumi i Mirëkuptimit ka gjasa të përqendrohet në reformat e politikave në fushat e qeverisjes fiskale, politikave tatimore, menaxhimit të investimeve publike, partneriteteve publik-privat, mjedisin e biznesit, transparencën në ndihmën shtetërore, efikasitetin e energjisë, reformën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, pagesat janë kusht për të provuar përparimin pozitiv në zbatimin e programit të FMN-së. Këto reforma do të mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Burimi: European Union

Fotografitë: European Union

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.