T’i kthejmë malet e sharrit në një nga destinacionet e preferuara për turizmin rural | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

T’i kthejmë malet e sharrit në një nga destinacionet e preferuara për turizmin rural

Kombinimi i natyrës, sportit dhe kulturës - si një rajon në Kosovë po përqafon potencialin e tij turistik falë një projekti të financuar nga BE-ja.

SCROLL DOWN

Prizreni është një qytet historik magjepsës si dhe destinacioni i preferuar i shumë turistëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Prizreni ka më shumë vizitorë se çdo bashki tjetër në Kosovë.  Sidoqoftë, kjo dyndje e vizitorëve nuk përkthehet në numër të lartë akomodimesh Katër vite më parë, autoritetet bashkiake identifikuan këtë kontradiktë dhe zhvilluan një anketë për vizitorët për të kuptuar rrënjën e problemit. Anketa sqaroi arsyet: Prizreni është një qytet i vogël dhe një nga monumentet më të rëndësishme kulturore që mund të vizitohet në një ose dy ditë. Si rrjedhojë, pjesa më e madhe e turistëve nuk qëndrojnë më gjatë se aq.

Prizreni shtrihet në afërsi të Maleve të Sharrit. Përveç trashëgimisë kulturore, qyteti dhe rrethinat e tij  ofrojnë edhe një mjedis të bukur natyror të gatshëm për t’u përdorur për ecje në mal dhe veprimtari të tjera në natyrë: një stimul që turistët të qëndrojnë më gjatë. Por deri tre vjet më parë, kishte shumë pak ose aspak infrastrukturë që vizitorët të shijonin malet. Shoqata e Alpinizmit Sharri, një OJQ nga Prizreni vendosi të marrë masa në këtë drejtim. Së bashku me kolegët nga një OJQ tjetër, Shoqata Alpine Merimangat nga Peja – ata filluan të punojnë për piketimin e rrugëve të reja për ecje në mal dhe zhvillimin e një fushate promovuese për të reklamuar rajonin si një destinacion për aventura në natyrë.

“Kjo ishte një mundësi shumë e mirë duke qenë se na nevojiteshin fonde për të zbatuar idenë tonë. Por, për të aplikuar për këtë thirrje duhet të gjenin një partner nga ana tjetër e kufirit.”

Deni Hameli

Partnerët përtej kufirit
Në të njëjtën kohë, Programi për Bashkëpunimin Ndërkufitar Kosovë – Maqedonia e Veriut lançoi një thirrje për projekte që kontribuojnë në inkurajimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin ndër-kufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Qyteti i Tetovës në Maqedoninë e Veriut në anën tjetër të kufirit kishte probleme të ngjashme me Prizrenin me mungesën e turistëve me akomodim. Vargu i Maleve the Sharrit mbulon si Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, kështu që kishte shumë potencial për bashkëpunim.

“Kjo ishte një mundësi shumë e mirë duke qenë se na nevojiteshin fonde për të zbatuar idenë tonë. Po, për të aplikuar për këtë thirrje duhet të gjenim një partner në anën tjetër të kufirit,” shprehet Deni Hameli nga Shoqata e Alpinizmit Sharri. Pasi kontrolluan kontaktet e tyre, Shoqata identifikoi dhe u partnerizua me OJQ-në ALKA nga Maqedonia e Veriut.

Deni shpjegon se ALKA rezultoi të ishte organizata partnere perfekte duke qenë se kishin pasur përvoja me projekte të ngjashme. ‘Ata sollën një vlerë të shtuar të konsiderueshme në procesin e shkrimit të propozimit dhe gjatë zbatimit të projektit.’ shprehet Deni. Propozimi i miratua dhe gjatë dy viteve të mëtejshme, organizatat partnere punuan për zbatimin e projektit që tashmë është drejt përfundimit.

Një qasje gjithëpërfshirëse
Ky projekt ka marrë një qasje gjithëpërfshirëse duke shtuar atraksionin e rajonit si destinacion për turistët. Puna përfshiu përmirësimin e infrastrukturës duke hartëzuar dhe piketuar 21 rrugë të reja për ecje në mal me një total prej 200 kilometrash. Projekti punoi edhe për shtimin e kapaciteteve të shtëpive dhe guidave turistike për të mirëpritur vizitorët. Si përfundim projekti zhvilloi video, fletëpalosje dhe një fushatë tradicionale për rrjetet sociale për të reklamuar rajonin si destinacion turistik për turistët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

“Për më tepër, përgjatë pjesës më të madhe të shtigjeve malore, vizitorët do të mund të shikojnë monumente të trashëgimisë kulturore. Pra këtu kombinohet natyra me kulturën: destinacioni perfekt për turizmin malor.”

Jovan Bozinoski

Jovan Bozinoski është një operator turistik dhe anëtar i Klubit të Alpinizmit Ljuboten nga Tetova në Maqedoninë e Veriut. Duke qenë se thuajse të gjitha rrugët e reja për ecje në mal kalojnë pranë restoranteve dhe shtëpive që ofrojnë ushqim dhe akomodim, Jovan-i beson se projekti do të ketë një ndikim të konsiderueshëm ekonomik, duke afruar më shumë klientë në rajon. “Për më tepër, përgjatë pjesës më të madhe të shtigjeve malore, vizitorët do të mund të shikojnë monumente të trashëgimisë kulturore. Pra këtu kombinohet natyra me kulturën: destinacioni perfekt për turizmin,” Shprehet Jovan-i.

Projekti i BE-së i titulluar ‘Mbështetja e Potencialit të Turizmit Rajonal’ është financuar në Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedonia e Veriut në programin e Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Projekti u zbatua në partneritet me ALKA dhe OJQ të Ballkanit nga Maqedonia e Veriut dhe Shoqatat Alpiniste Merimangat dhe Alpinistët e Sharrit nga Kosova.

Photo credits: Fitim Shala

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.