Një sënduk dasme mbi dyqind vjeçar, një kostum tradicional, vegla këpucari dhe argjendari dhe artefakte të tjera historike mund të shihen tani nga vizitorët në muzeun etnologjik në Gjilan/Gnjilane në Kosovën lindore. Ato janë vendosur në një ndërtesë të njohurpër vendasit si Pallati i Hysen Pashës duke qenë se është ndërtuar nga Hysen Pasha Milla, një nga administratorët udhëheqës të Perandorisë Osmane në vend. Ai u ndërtua në vitin 1887 dhe për disa dekada u përdor si shtëpi, derisa u konfiskua nga qeveria Jugosllave dhe pas Luftës së Dytë Botërore u përdor për shtatë dekada si shkollë.
Sot ai është një nga strukturat arkitekturore më të mira të periudhës osmane në Kosovë. Në veçanti, tavanet me dru të gdhendur e bëjnë një vend unik për t’u vizituar, por përdorimi deri në kohët e fundit si shkollë muzike nënkupton se vizitorët kishin akses të kufizuar në të. Kjo ndryshoi falë nismës së bashkisë së Gjilanit/Gnjilane me mbështetjen e BE-së.
Një muze i ri për trashëgiminë kulturore
Qyteti i Gjilanit/Gnjilane dhe zonat përreth janë të pasura me artefakte arkeologjike dhe etnologjike, por deri para pesë vitesh nuk kishte një hapësirë të veçantë ku këto të shfaqeshin. “Duke qenë se nuk kishim një hapësirë të caktuar na u desh të shfaqnim artefaktet tona arkeologjike dhe etnologjike në muzeun kombëtar në kryeqytet,” shprehet GjylshenDoko Berisha, drejtori i muzeve në Gjilan/Gnjilane.
Situata ndryshoi në vitin 2016 me hapjen e muzeut arkeologjik dhe më pas u përmirësua më tej me hapjen e muzeut etnologjik, që përfitoi nga mbështetja e BE-së.
Djellza Ademi ishte koordinatorja projektit të bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga BE-ja (CBC) që përqendrohet në përmirësimin e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore që mundësuan rinovimin e ndërtesës dhe hapjen e muzeut etnologjik. Ajo shpjegon se bashkia e Gjilanit/ Gnjilane ka një numër të lartë vizitorësh gjatë vitit, veçanërisht ata nga diaspora që vizitojnë qytetin rregullisht një ose dy herë gjatë vitit. “Pavarësisht trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrore, nuk kishim shumë për t’i ofruar vizitorëve,” shprehet Djellza.
Me nismën e bashkisë dhe ne bashkëpunim me bashkinë e Kumanovës dhe në anën tjetër të kufirit në Maqedoninë e Veriut u vendos të krijohej një destinacion turistik më të mirë. Thirrja e CBC-së për Kosovën-Maqedoninë e Veriut ishte marrëveshje perfekte për këtë lloj nisme duke qenë se të dyja nismave i mungonte financimi dhe ekspertiza.
Me mbështetjen e BE-së, dy bashkitë partnere në projekt arritën të restaurojnë ndërtesën e vjetër dhe ta përshtaste për ta përdorur si Muze Etnografik, për të ndërtuar një amfiteatër dhe për të krijuar një hapësirë për të luajtur futboll, basketboll dhe tenis në Kumanovë. Përveç përmirësimit të infrastrukturës, partnerët e projektit lançuan një platformë online me informacion të lidhur me turizimin dhe kulturën në zonën ndërkufitare. Gjithashtu, ata organizuan festivale popullore dhe evente ndërlidhëse me operatorë të turizmit dhe ofrues të shërbimeve dhe aktivitete të tjera për të promovuar rajonin ndërkufitar si destinacion turistik.
“Bashkia e Gjilanit ka përfituar nga një sërë projektesh të financuara nga BE-ja në vitet e fundit dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të zbatoje këto aktivitete pa mbështetjen e BE-së,” – shprehet Djellza Ademi.
Rreth projektit
Qëllimi i projektit të bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga BE-ja është “Përmirësimi i vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore” ishte të sillte investime dhe të promovonte zonën ndërkufitare si destinacion turistik dhe të theksonte vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore nëpërmjet ruajtjes dhe ristauruar një ndërtesë të vjetër dhe për të krijuar evente kulturore tradicionale në zonën ndërkufitare.
Rezultatet e projektit përfshijnë ruajtjen dhe restaurimin e vendeve të trashëgimisë kulturore, ndërtimin e vendndodhjeve për sportet dhe promovim i shtuar i trashëgimisë kulturore. Vlera totale e projektit ishte €477,000 dhe ai u përfundua në 20 muaj.
Photo credits: “Enhancement of cultural and natural heritage values” project
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!