Superschools: Kapërcimi i ndarjeve dhe ndërtimi i miqësive në Ballkanin Perëndimor | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Superschools: Kapërcimi i ndarjeve dhe ndërtimi i miqësive në Ballkanin Perëndimor

Programi RYCO, për shkëmbimet e shkollave në WB6 (Ballkanin Perëndimor 6), mbështet procesin e vendosjes së paqes dhe procesin e pajtimit në rajon.

SCROLL DOWN

Katrina Berishaj Vujačić, mësuese e gjuhës italiane me mbi 18 vjet përvojë në mësimdhënie, banon në Podgoricë, në kryeqytetin e Malit të Zi. Vendi i saj i punës është në Tuzi, një qytet i vogël afër kufirit shqiptar. Në shkollën e saj të mesme Katrina jep mësim në gjuhën shqipe dhe malazeze, për të plotësuar nevojat e grupeve të ndryshme të studentëve. Gjithashtu, ajo mban postin e Presidentes në Shoqatën e Mësuesve të Gjuhës Italiane në Malin e Zi. Përtej mësimit të rregullt të gjuhës italiane, Katrina merr pjesë aktive në iniciativat e mësimdhënies joformale. Ajo ka udhëhequr një klub vullnetarësh në shkollën e saj, për më shumë se gjashtë vjet, dhe njëkohësisht është e angazhuar në projekte të shumta te Regional Youth Cooperation Office (RYCO).

“RYCO organizoi sesione informuese rreth skemës Superschools, ku morën pjesë mësues dhe përfaqësues të shkollave nga i gjithë rajoni. Mora pjesë në një nga këto sesione dhe menjëherë u binda që shkollat tona duhet të merrnin pjesë”.

Katrina Berishaj Vujačić, Mësuese

Teksa merrte pjesë në një projekt të RYCO-s, që përfshinte Shoqatën e Mësuesve të Gjuhës Italiane nga Mali i Zi dhe Shqipëria, Katrina mësoi për Superschools Western Balkans School Exchange Scheme, që i kushtohet mbështetjes së përpjekjeve për vendosjen e paqes dhe për pajtimin në rajon. Ajo kujton: “RYCO organizoi sesione informuese rreth skemës Superschools, ku morën pjesë mësues dhe përfaqësues të shkollave nga i gjithë rajoni. Mora pjesë në një nga këto sesione dhe menjëherë u binda që shkollat tona duhet të merrnin pjesë”.

Pas sesionit informativ, Katrina caktoi një takim me drejtorin e shkollës për të diskutuar për këtë mundësi. Me miratimin e drejtorit, shkolla iu bashkua programit të shkëmbimit Superschools.

Si pjesë e programit, shkolla e Katrinës priti nxënës nga shkolla e mesme Stevan Sremac në Nish, Serbi, në kampusin e tyre në Tuzi. Këtu, studentët angazhohen në klasa të përbashkëta, të cilat përfshijnë tema të ndryshme, duke iu dhënë mundësi studentëve që: të bashkëpunojnë, të krijojnë lidhje të reja dhe të krijojnë miqësi. Duke reflektuar mbi këtë përvojë, Katrina shprehet: “Nuk kishim hasur diçka të tillë më parë dhe fillimisht ishim të shqetësuar se si do të shkonte. Megjithatë, që në ditën e parë, studentët bashkëvepruan jashtëzakonisht mirë dhe filluan të vepronin si një klasë e unifikuar. Dukej sikur njiheshin prej kohësh”.

“Besoj se ky shkëmbim pati ndikim të rëndësishëm, sepse workshop-i përfshiu tema të tilla si stereotipat, paragjykimet, si dhe zbulimet e interesave të përbashkëta dhe tipareve kulturore midis individëve me prejardhje të ndryshme. Ky aspekt funksionoi shumë mirë gjatë përvojës sonë të shkëmbimit.”

Katrina Berishaj Vujačić, Mësuese

Katrina tregon se fillimisht nxënësit e shkollës të cilët ishin me prejardhje etnike, ishin disi të shqetësuar për pjesëmarrjen në këtë projekt, kryesisht për shkak të përfshirjes së nxënësve nga Serbia. Megjithatë, në përfundim të shkëmbimit, ka pasur një ndryshim të dukshëm dhe pozitiv në perceptimet e tyre ndaj njëri-tjetrit. Ajo shpjegon: “Besoj se ky shkëmbim pati ndikim të rëndësishëm, sepse workshop-i përfshiu tema të tilla si stereotipat, paragjykimet, si dhe zbulimet e interesave të përbashkëta dhe tipareve kulturore midis individëve me prejardhje të ndryshme. Ky aspekt funksionoi shumë mirë gjatë përvojës sonë të shkëmbimit.”

Sipas mendimit të Katrinës, rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitonte shumë nga këto lloj projektesh, pasi kontribuojnë ndjeshëm në avancimin e përpjekjeve për vendosjen e paqes, gjë që është shumë e nevojshme tashmë.

Rreth projektit

Superschools është një program RYCO për shkëmbimet e shkollave në WB6, me disa objektiva: për mbështetjen e procesit të vendosjes së paqes dhe pajtimit, si dhe për të mësuarit ndërkulturor dhe për dialogun midis shkollave, studentëve dhe komuniteteve të tyre. Programi është pjesë e një projekti me shumë donatorë “Western Balkans School Exchange Scheme”, i cili është bashkëfinancuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), së bashku me Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Projekti ka një buxhet total prej 5.5 milionë euro dhe kontribuon në objektivin e përgjithshëm për rritjen e aftësive dhe njohurive të të rinjve në Ballkanin Perëndimor, duke përmirësuar sistemet arsimore dhe duke promovuar bashkëpunimin në rajon, përmes krijimit të një skeme rajonale të shkëmbimit të shkollave.

Superschools

Photo credits: Superschools

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.