Shkollat Serbe përgatiten për epokën digjitale | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Shkollat Serbe përgatiten për epokën digjitale

Shkollat në Serbi kalojnë në arsimin digjital me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve.

SCROLL DOWN

Mbylljet e shkollave dhe universiteteve për shkak të koronavirusit kanë prekur mbi 90% të popullatës botërore të studentëve dhe nxënësve në 194 vende.

Qeverive u është dashur të reagojnë me shpejtësi dhe të organizojnë mësimin në distancë; një pjesë e madhe kanë zbatuar edhe programe të mësimit online. Kështu, kriza ka vënë në dukje ndarjen digjitale, si ndërmjet vendeve, dhe brenda tyre, si dhe nevojën botërore për transformimin digjital të infrastrukturës së arsimit. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka mbështetur zellshëm Serbinë në këtë drejtim dhe ndihma e Bankës do të thotë se të gjitha shkollat në Serbi do të jenë digjitale deri në fund të vitit 2021.

“Një infrastrukturë digjitale më e mirë përmirëson efektshmërinë e shkollës në rast emergjencash”. 

Isabelle Stoffel

Një projekt që përmbush nevojat në kohë 

Kur Serbia u karantinua në mars të vitit 2020, mësimi u zhvendos nga klasa në televizion. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik filloi transmetimin e përmbajtjes arsimore për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në kanalet e televizioneve publike kombëtare të Serbisë.

Sikurse shumë vendeve të tjera, Serbisë iu desh të gjente një zgjidhje të shpejtë dhe të përshtatej me këtë “normalitet të ri” duke krijuar përmbajtje të specializuara për një sërë klasash. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, Serbia kishte qenë duke përgatitur përmbajtjen e arsimit digjital, pasi Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik filluan zbatimin e projektit “Shkolla të Lidhura” në vitin 2019, me kosto të përgjithshme të parashikuar 111 milionë Euro. Përpara këtij projekti, në Serbi ishin 2,000 klasa të pajisura me infrastrukturë digjitale, por, në vitin 2019, ky numër shkoi në mbi 10,000. Sipas Eurostat-it, niveli i aftësive digjitale individuale në Serbi u rrit nga 32% në vitin 2015, në 46% në vitin 2019.

“Deri në fund të vitit tjetër, më shumë se 1,800 shkolla të mëdha do të mbulohen plotësisht me akses në internet wireless me shpejtësi të lartë.”

Milan Dobrijević

Në nëntor të vitit të kaluar, EIB-ja ra dakord ta mbështesë këtë projekt me një hua prej 65 milionë Eurosh. Projekti është duke modernizuar shkollat fillore dhe të mesme në Serbi me pajisje të reja dhe lidhje digjitale. Në këtë mënyrë, investimi i EIB-së do të mbështesë strategjinë kombëtare të arsimit të Serbisë dhe do të kontribuojë për rritjen ekonomike dhe të prodhimtarisë, punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e kapacitetit të vendit për novacion.

“Pandemia e COVID-19-ës dhe kufizimet sociale shkaktuan ndërprerje të theksuar të sistemeve dhe proceseve arsimore. Këto rrethana të paprecedenta treguan se një infrastrukturë digjitale më e mirë përmirëson efektshmërinë e shkollës në raste emergjence”, tha Isabelle Stoffel, Përgjegjësja e Lartë e Huave e EIB-së, e cila punoi për marrëveshjen.

Milan Dobrijević drejton departamentin e axhendës digjitale në Ministrinë serbe të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe ka punuar në këtë projekt që prej fillimit të tij. “Deri në përfundim të vitit tjetër, më shumë se 1,800 shkolla të mëdha do të mbulohen plotësisht me akses në internet wireless me shpejtësi të lartë, ndërsa shkollat e tjera të largëta do të lidhen nëpërmjet njësive mobile broadband”, tha ai.

Krahas infrastrukturës digjitale, projekti po investon për trajnimin e mësuesve në nivel kombëtar. Gjithsej, rreth 50,000 mësues nga i gjithë vendi do të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale nëpërmjet këtij trajnimi. Duke nisur nga ky vit shkollor, shkenca kompjuterike do të jetë lëndë e detyrueshme për nxënësit e klasës së parë, ndërsa lënda e programimit do të përfshihet në klasën e tretë. 

Dy fjalë rreth EIB-së

Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësja kryesore e Bashkimit Evropian. EIB-ja është institucioni financiar shumëpalësh më i madh në botë dhe një nga ofruesit më të mëdhenj për financimin e klimës, duke investuar për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.

 

This is an adaptation of an article published by the European Investment Bank. Read the original article

 

 

Photo credits: European Investment Bank

 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.