Duke shpëtuar Kinemanë Lumbardhi | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Duke shpëtuar Kinemanë Lumbardhi

Një histori qëndrueshmërie dhe rigjallërimi

SCROLL DOWN

Kinemaja Lumbardhi është themeluar në vitin 1952 në Prizren, Kosovë, gjatë epokës së Jugosllavisë Socialiste. Ajo Ishte pjesë e një ndërtimi kulturor modern në një vend të sapoformuar, që synonte të edukonte masat me ideologjinë e re përmes filmit. Fillimisht kinemaja funksiononte në ambiente të mbyllura dhe në vitin 1959 u hap edhe një kinema në natyrë për shfaqje publike.  Megjithatë, kinemaja u përball me kërcënime të vazhdueshme shembjeje që në vitet e para. Në vitin 1972, kur kinemaja kishte vetëm 20 vite hapur, autoritetet morën një vendim për ta shembur atë. Më vonë në vitet 1980, madje u mbajt një konkurs arkitekturor për të riprojektuar të gjithë lagjen, duke përfshirë edhe kinemanë, si një kompleks i madh kulturor. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, të gjitha tentimet për shembje ose rizhvillim dështuan për arsye të ndryshme. Në vitin 2007, autoritetet bashkiake vendosën edhe një herë të shembin kinemanë, duke paraqitur një kërcënim më serioz me makineritë e shembjes në gatishmëri. Për fat të mirë, një iniciativë e rezistencës civile e minutës së fundit arriti të ndalojë shembjen e saj, duke e shpëtuar atë nga shkatërrimi.

“Ceremonia e hapjes së DokuFest-it u zëvendësua me një akt proteste , e cila më vonë mori mbështetjen e 58 organizatave të shoqërisë civile nga mbarë Kosova, publikut dhe shumë palëve të interesuara institucionale. Ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe hodhi hapin e parë drejt shpëtimit të Kinemasë Lumbardhi”.

Ares Shporta, Lumbardhi Foundation

Iniciativa „Nisma për Mbrojtjen e Kinemasë  Lumbardhi ” e udhëhequr nga DokuFest dhe EC Ma Ndryshe, së pari mblodhi me sukses mbi 8 mijë nënshkrime, dhe organizoi protesta për të ushtruar presion publik mbi autoritetet, duke parandaluar në mënyrë efektive shembjen që po afrohej. Megjithatë, nuk u ndërmor asnjë veprim i mëvonshëm për aktivizimin  e kinemasë e cila ishte mbyllur pas luftës.. Megjithëse kinemaja u rihap jo zyrtarisht si SHKA – Shoqëria  Kulturore Artistike me iniciativë private për një periudhë të shkurtër dyvjeçaremidis viteve 2012-2014,  me një bar lokal dhe ambient eventesh që funksiononin në ato ambiente, për pjesën më të madhe të 7 viteve nuk u bënë përpjekje  për të rihapur kinemanë dhe rikthimin e saj në përdorim publik, shpjegon Ares Shporta,  drejtori i Fondacionit  Lumbardhi. Në vitin 2014, u bë një përpjekje tjetër dhe e fundit për të shembur kinemanë, përmes  privatizimit nga AKP dhe planet e bashkisë për të “zgjeruar rrugën”, duke rihapur debatet për një parking apo një qendër tregtare, siç ndodhi në shumë qytete të Rajonit.

Ares rrëfen se vendimi për shembjen e kinemasë është shpallur tre javë para festivalit të filmit të njohur ndërkombëtarisht, DokuFest, i cili mbahet çdo vit në Prizren dhe e shfrytëzon kinemanë si vendin kryesor që nga viti 2002 ,”

Dështimi i përpjekjes  së mëparshme për shembje shërbeu si një mësim i vlefshëm, duke nxitur aktivistët në Prizren të ndërmarrin veprime vendimtare dhe të themelojnë Fondacionin Lumbardhi si një organizatë joqeveritare të pavarur. Misioni i tyre ishte të përdornin kinemanë si një vend të trashëgimisë kulturore të aksesueshme për të gjithë dhe të advokonin në mënyrë aktive për zbatimin e 7 qëllimeve të nismës.. Nën iniciativën e fondacionit, përveç ndërhyrjeve emergjente në çati dhe ndërhyrjeve të vogla që e bënë kinemanë më të përdorshme,, restaurimi i kinemasë në natyrë, i njohur ndryshe si Kino Bahçe, u ndërmor midis 2019 dhe 2020në bashkëpunim me CHwB Kosova dhe projektimit nga Khora Office përmes një projekti të menaxhuar nga UNDP-ja dhe fondet e Bashkimit Evropian. Më pas,, projekti i detajuar për planin gjithëpërfshirës të restaurimit të kompleksit të kinemasë dhe trotuarit u zbatua në vjeshtën e vitit 2022.

Paralelisht, Fondacioni Lumbardhi lehtësoi një proces bashkëpunimi që përfshin shumë aktorë për të zhvilluar një plan menaxhimi për Kinema Lumbardhi. Plani synonte të ruante rëndësinë e trashëgimisë kulturore të kinemasë, të nxiste zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, ta rigjallëronte atë si qendër kulturore publike dhe ta integronte atë në strukturën kulturore të Prizrenit. Për të arritur këto synime, fondacioni mblodhi së bashku artistë, shkencëtarë socialë dhe studiues të cilët filluan projekte të ndryshme, duke gjeneruar njohuri të reja dhe duke u angazhuar me një audiencë të gjerë.

Në ndjekje të një modeli të qëndrueshëm ekonomik, Kinemaja Lumbardhi kombinoi me sukses të ardhurat e veta të fituara nga kafeneja, të ardhurat nga qiratë dhe shitjet e biletave me burime të jashtme financimi. Si rezultat, fondacioni tani punëson mbi 1 2 anëtarë të stafit dhe bashkëpunon me rreth 10 bashkëpunëtorë të jashtëm, duke dhënë një kontribut pozitiv në ekonominë lokale

“Rasti ynë tregon se shembja dhe ndërtimi nga e para nuk janë mundësitë e vetme. Ripërdorimi i një ndërtese duke restauruar dhe përmirësuar  vlerat e saj historike, sociale dhe artistike mund ta bëjë atë përsëri funksionale.”

Ares Shporta, Lumbardhi Foundation

Gjatë përpjekjes së fundit për shembjen e kinemasë në vitin 2014, Bashkimi Evropian mbështeti fuqishëm iniciativën qytetare për mbrojtjen e saj. Më pas, në vitin 2018, Bashkimi Evropian u zotua gjithashtu për një mbështetje të konsiderueshme, duke siguruar 1.5 milionë euro financim për restaurimin e ardhshëm të kinemasë. Projekti i restaurimit përfshin instalimin e sistemeve të reja të ngrohjes, ventilimit dhe ftohjes, përshtatjen e prapaskenave dhe hapësirave të punës, ruajtjen e zonave të dukshme si ballkoni dhe salla e shfaqjes, si dhe mirëmbajtjen e elementëve të tjerë që kontribuojnë në identitetin unik të kinemasë. Për më tepër, projekti do të lehtësojë krijimin e një hapësire kafeneje dhe do të përfshijë ndërhyrje të jashtme për t’u përshtatur me planifikimin urban.

„Përkrahja nga Bashkimi Evropian është thelbësore, pasi kinemaja aktualisht funksionon me kapacitet të plotë vetëm për pesë muaj çdo vit. Me përfundimin e restaurimit do të  mundësohet shfrytëzimi i kinemasë gjatë stinës së dimrit dhe vjeshtës për filma, koncerte, shfaqje dhe veprimtari të ngjashme”, shpjegon Ares. Ai thekson më tej se projekti i financuar nga BE do të rrisë rentabilitetin e ndërtesës, duke rezultuar në rritjen e të ardhurave. Për më tepër, nga pikëpamja estetike, ndërtesa do të bëhet më tërheqëse për publikun e gjerë. “Veprimi ynë tregon se shembja dhe ndërtimi nga e para  nuk janë mundësitë e vetme. Ripërdorimi i një ndërtese duke rigjallëruar dhe ruajtur vlerat e saj historike, sociale dhe artistike mund ta bëjë atë sërish funksionale”, shton Ares.

Rreth programit

Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit (IPA) është mjeti me të cilin BE-ja ka mbështetur reformat në rajonin e zgjerimit me asistencë financiare dhe teknike që nga viti 2007. Fondet IPA ndërtojnë kapacitetet e përfituesve gjatë gjithë procesit të anëtarësimit, duke rezultuar në zhvillime progresive dhe pozitive në rajon.

Për periudhën 2007-2013, Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA) kishte një buxhet prej 11.5 miliardë euro. Pasardhësit të tij, IPA II, iu ndanë 12.8 miliardë euro për periudhën 2014-2020. Për periudhën e kornizës financiare shumëvjeçare 2021-2027, zarfi buxhetor IPA III është 14,162 miliardë euro.

Photo credits: Lumbardhi Foundation, Majlinda Hoxha, Elmedina Arapi

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.