Asnjë vizitë në qytetin e Tiranës nuk mund të quhet e plotë pa bërë një foto të mozaikut të madh që mbulon fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar. Duke pasur një rol kyç në ansamblin e ndërtesave të rëndësishme rreth sheshit kryesor të qytetit, mozaiku u konceptua në fillim të viteve 1980 dhe titullohet “Albania”, përshkruan njerëzit që kanë jetuar në vend në periudha të ndryshme.
Mozaiku ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve historike që kanë ndodhur në “Sheshin Skënderbej”, por çfarë tundi themelet e tij ishte tërmeti i 2019. Ky ishte tërmeti më i fortë në vend i gjysmëshekullit të fundit, i cili mori shumë jetë, shkaktoi dëme në prona dhe në 53 zona të trashëgimisë kulturore në Shqipërinë e mesme.
“Ka pasur shumë pak ndërhyrje qëkur u inaugurua dekada më parë – për shembull, është hequr nga mozaiku një yll që ishte simbol i komunizmit.
Daniela Kortoçi, projekti EU4Culture
Inxhinierët e BE-së ndihmojnë në restaurim
Në sytë e inxhinieres civile Daniela Kortoçi e cila po ndihmon në restaurimin e mozaikut, një figurë qëndron dallon më shumë se njerëzit e tjerë në mozaikun “Albania”: një grua që mban një pushkë në dorën e saj.
“Gruaja me fustanin tradicional që qëndron midis dy burrave në qendër të mozaikut përfaqëson gruan e fortë shqiptare në kohën e komunizmit, por që gjithashtu ka dhe anën e saj miqësore e treguar nga dora e saj e majtë e hapur, e cila pasqyron mikpritjen” shpjegon inxhinierja e re, e cila është e përfshirë në punimet restauruese pas tërmetit. “Ka pasur shumë pak ndërhyrje qëkur u inaugurua dekada më parë – për shembull, është hequr nga mozaiku një yll që ishte simbol i komunizmit,” shprehet Kortoçi duke përshkruar si punimet e restaurimit përfshijnë ekspertizën e kombinuar të BE-së dhe asaj lokale, së bashku me krijuesit origjinalë të veprës.
Kortoçi po punon me një grup ekspertësh të cilët kanë listuar 27 zona të trashëgimisë kulturore që janë përzgjedhur për ndërhyrje nga projekti më i madh kulturor i financuar nga BE-ja, që është zbatuar në vend. Ekspertiza e BE-së sjell vlerë shtesë në transferimin e njohurive te brezi i ri i studentëve të trashëgimisë kulturore lokale. Ata po punojnë krah për krah në muret e dëmtuara të kështjellës, fortifikimet e vjetra të qytetit port, ndërtesat muzeale dhe urat. Duke u përpjekur për të ruajtur aftësitë në zhdukje, punime në kështjella ose ura përfshin muraturën tradicionale duke përdorur gurët e vendit. Synimi përfundimtar është ringjallja e këtyre zonave të përzgjedhura për të rritur potencialin turistik, duke kontribuar drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike të Shqipërisë.
“Për ne gratë inxhiniere, të qenit në ndërtim është një mision. Ne ndjejmë dëshirën për të qenë një model për atë vajzën e vogël pesëvjeçare që tani po vizaton një shtëpi dhe po vendos një diell në cep të letrës.”
Daniela Kortoçi, projekti EU4Culture
Evropa është synimi ynë
Transformimi ekonomik i Shqipërisë filloi kur demokracia i dha fund dekadave të komunizmit në fillim të viteve 1990. Prandaj, Kortoçi është një qytetare e gjeneratës së dytë që punon për të kontribuar në një vend që aspiron anëtarësimin në BE. Krahas angazhimit të saj profesional si inxhiniere, ajo i është bashkuar rrjetit Young European Ambassadors, një rrjet kreativ i risi prurësve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Më kujtohet që kur isha fëmijë dëgjoja thirrjen ‘Ne duam që Shqipëria të jetë si pjesa tjetër e Evropës’, domethënë si vendet e zhvilluara anëtare të BE-së. Prandaj doja të mësoja më shumë për Bashkimin Evropian dhe të ndaja vlerat e tij me bashkëmoshatarët e mi, duke e pritur atë si të ardhmen tonë të përbashkët”, shprehet Kortoçi. Në mesin e këtyre vlerave evropiane është edhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, e cila ekziston me shumicë në Shqipëri.
Një tjetër rol i rëndësishëm që Kortoçi e sheh veten është shembulli për brezat e ardhshëm, veçanërisht për vajzat. Edhe pse gratë përbëjnë më pak se 1% i krahut të punës në sektorin e ndërtimit ajo shprehet , “Unë jam e aftë të punoj dhe të njihem për profesionalizmin tim njëlloj si burrat. Për ne gratë inxhiniere, të qenit në ndërtim është një mision. Ne ndjejmë dëshirën për të qenë një model për atë vajzën e vogël pesëvjeçare që tani po vizaton një shtëpi dhe po vendos një diell në cep të letrës.”
Ashtu si gruaja në mozaik e cila portretizohet duke luftuar dhe duke ftuar të tjerët që të bashkohen puna për restaurimin e këtyre monumenteve nuk bëhet vetëm për të ruajtur të shkuarën apo të tashmen, por për të te ardhmen që gjeneratat e reja të dijnë se nga kanë ardhur.
Rreth projektit
Në një nga programet e tyre më të mëdha të trashëgimisë kulturore, me vlerë 40 milionë euro, BE-ja po punon në Shqipëri për të mbështetur restaurimin e zonave dhe monumenteve të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Programi synon të kontribuojë në rimëkëmbjen socio-ekonomike duke rindërtuar trashëgiminë kulturore të vendit dhe duke rikthyer potencialin të tij për turizëm dhe gjithashtu duke mbështetur komunitetet lokale. Programi ka marrë një rëndësi edhe më të madhe për shkak të pandemisë COVID-19, i cili ka cenuar ndjeshëm sektorin e turizmit në Shqipëri.
Photo credits: EU4Culture Albania

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!