Shkëmbimi i erasmus+ frymëzon gjeneratën e re te programuesve | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Shkëmbimi i erasmus+ frymëzon gjeneratën e re te programuesve

Njihuni me Kostën - një yll në ngritje në teknologjinë e informacionit nga Maqedonia e Veriut që dëshiron të shfrytëzojë teknologjinë për të ndryshuar botën për më mirë.

SCROLL DOWN

Kosta Gjorgjevski është një 18 vjeçar nga Shkupi, Maqedonia e Veriut. Pavarësisht moshës së tij të re, ai është bërë tashmë një nga profesionistët më të njohur të teknologjisë së informacionit në vendin e tij. Ai filloi programimin kur ishte vetëm dhjetë vjeç. Ai shpjegon se luante video lojëra thuajse çdo ditë derisa kuptoi se thjesht po humbiste kohë. “Mendova, pse të mos bëj diçka më sfiduese? Atëherë vendosa të zhvilloj vetë video lojëra,” shpjegon Kosta.

Kosta punoi për zhvillimin e lojërave për pak kohë. Ai pati sukses, por teksa rritej filloi të mendojë se duhet të përqendrohej në gjëra më të rëndësishme. Ai e dinte se nëse përdorej siç duhet, teknologjia e informacionit mund të ndryshojë botën për më mirë.

“Mendova, pse të mos bëj diçka më sfiduese? Atëherë vendosa të zhvilloj vetë video lojëra.”

Kosta Gjorgjevski, Student

Si mund të bëhet bota një vend më i mirë?

Në këtë moment ai vendosi ta marrë programimin shumë më seriozisht dhe ndaloi së zhvilluari video lojëra. Kosta zhvilloi një sistem softuer-harduer për një projekt shkollor, i cili zbulon gazet helmuese në ajër në një hapësirë të mbyllur. Sistemi pati sukses në zbulimin e gazeve toksike dhe lajmërimin e të personave pranë se diçka po nuk ishte siç duhet. Ai ndezi dhe sistemin e ventilimit për të larguar rrezikun. Projekti u njoh si një nga projektet më novatore në Maqedoninë e Veriut nga Fondi për Novacion. “Pas këtij projekti u ndjeva shumë mirë, ndjeva se po bëja diçka të dobishme me aftësitë e mia,” shprehet Kosta.

Kur ishte 15 vjeç, ai fitoi një çmim të rëndësishëm për konkursin kombëtar Codefest Tech Hackathon. Gjatë konkursit Kosta, së bashku me ekipin, zhvilluan një aplikim për video-lojën historike Cold War. Kosta shpjegon se ideja ishte gjetja e një ngjarje historike, zhvillimi i një video loje rreth kësaj ngjarjeje dhe ta bëje disi edukative. Në fund, Kosta dhe ekipi i tij fituan vendin e dytë në përgjithësi dhe vendin e parë për ndërveprimin me përdoruesin dhe dizajnimin e përvojës së përdoruesit. Pas këtyre arritjeve, ai fitoi një sërë çmimesh të tjera – një arritje jashtëzakonisht mbresëlënëse në një moshë kaq të re.

“Këto përvoja kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në vizionin tim për të ardhmen. Kam ende gjëra të reja për të nxënë dhe po vazhdoj të kërkoj mundësi të reja të nxëni.”

Kosta Gjorgjevski, Student

Sidoqoftë rrugëtimi i tij drejt suksesit nuk ka qenë i thjeshtë. Ai pati mbështetjen e familjes, por gjithsesi i duhej të përballej me sfida të tjera. Një nga sfidat kryesore ishte të nxënit e matematikës së komplikuar që është thelbësore në programimin kompjuterik. Atij iu desh të ndiqte një sërë kursesh private për të përmirësuar aftësitë e tij në matematikë dhe në temat e lidhura me të. Kosta shpjegon se këto përvoja të nxëni sollën një ndryshim thelbësor për të në jetën profesionale dhe personale. “Këto përvoja kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në vizionin tim për të ardhmen. Kam ende gjëra të reja për të nxënë dhe po vazhdoj të kërkoj mundësi të reja të nxëni,” shprehet ai.

Frymëzimi i Barcelonës
Vitin e shkuar ai aplikoi dhe fitoi një mundësi për t’iu bashkuar një udhëtimi studimor në Barcelonë. Udhëtimi u financua dhe u mbështet nga programi ERASMUS+ i Bashkimit Evropian. Kosta dhe të rinjtë e tjerë kaluan 16 ditë në Barcelonë dhe vizituan universitete që punojnë për softuerë për makinat e Formula 1. Ata vizituan edhe fabrikën e makinave SEAT, kur mësuan rreth mekatronikës – robotë që ndërtojnë makina. “Ishte e jashtëzakonshme dhe mahnitëse,” shprehet Kosta.

Kosta shpjegon se përvoja në Barcelonë e frymëzoi të krijojë projekte të reja dhe e motivoi akoma më tepër të ndjekë një karrierë në teknologjinë e informacionit. Po ashtu, ndërkohë që ishte në Barcelonë ai vizitoi edhe muze dhe vende të tjera kulturore, njohu miq të rinj dhe zgjeroi horizontet e tij kulturore. Tani, Kosta planifikon të ndjekë karrierën në inxhinieri kompjuterike, duke përfshirë edhe punën për programimin e harduerëve dhe softuerëve.  “E kam zgjedhur këtë sepse do të më mundësojë të krijoj pajisje që janë vërtet novatore,” shprehet ai.

Rreth programit

ERASMUS+ është programi i BE-së që mbështet arsimin, trajnimin, të rinjtë dhe sportin në Evropë. Buxheti i tij prej 14.7 miliardë euro u ofron mundësi më shumë se katër milionë evropianëve për të studiuar, për t’u trajnuar dhe për të fituar përvoja jashtë vendit.

Photo credits: Kosta Gjorgjevski

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.