Fuqizimi i sektorit privat të Kosovës në epokën digjitale | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Fuqizimi i sektorit privat të Kosovës në epokën digjitale

Kosova po prezanton sistemin e Identifikimit Elektronik (Electronic ID) me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

SCROLL DOWN

Sektori privat dhe ekonomia digjitale luajnë rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të çdo shteti, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Mënyra me të cilën ndërmerret një biznes në kohët e sotme, ka shumë ndryshim nga praktikat e përdorura para fillimit të mijëvjeçarit të ri. Ekonomia digjitale paraqet mundësi të rralla, duke revolucionarizuar ekonomitë, tregjet, dhe dinamikat ndërmjet organizatave, furnizuesve dhe konsumatorëve. Ajo është kthyer në një shtysë për rritje, inovacion dhe krijim të vendeve të punës. Në kohët e sotme, rrjetet sociale dhe platformat online janë integruar në mënyrën më të mirë në mjedisin e ekonomisë digjitale, duke përforcuar rëndësinë e saj. Gjithashtu, ekonomia digjitale paraqet një sektor premtues për nxitjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një sistemi identifikimi digjital për individët dhe bizneset. Rrjedhimisht, dokumentacione të rëndësishme të bizneseve, të tilla si licenca, certifikata regjistrimi biznesesh, e shumë të tjera, do të jenë lehtësisht të aksesueshme nga aplikacioni në celularin e një përdoruesi, duke krijuar një pjesë thelbësore të eID solution.”

Ahmet Jetullahu, Prishtina Rea

Krijimi i një sistemi identifikimi dhe verifikimi elektronik, zakonisht referuar si sisteme identifikimi elektronike (eID), është një parakusht kyç për përshpejtimin e zhvillimit të tregtisë elektronike (e-commerce) dhe biznesit elektronik (e-business). Teksa individët dhe bizneset po përdorin gjithnjë e më shumë internetin për veprimtari të cilat më parë kërkonin ndërveprime fizike, kryerja e transaksioneve online që kërkojnë identifikim të besueshëm, të tilla si aksesi në shërbime qeveritare ose rifinancimi i hipotekave mbetet ende një sfidë. Gjithashtu, identifikimi elektronik rrit ndjeshëm kapacitetet e NVM-ve për t’u angazhuar në tregtinë elektronike duke mbështetur sigurinë e transaksioneve.

Në përgjithësi, bizneset në Kosovë janë në fazat e para të përdorimit të internetit dhe shërbimeve të tjera elektronike për veprimtaritë e tyre. Megjithatë vlen për t’u përmendur se popullsia e Kosovës po aftësohet gjithnjë e më shumë në këtë fushë. Për shembull, shumë NVM në Kosovë kanë hyrë në mediat sociale dhe kanë krijuar faqe biznesi në platforma si Facebook-u. Gjithashtu, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, qeveria ka nisur aplikimin e sistemit të identifikimit elektronik (eID) për Kosovën. Ky projekt i financuar nga BE nisi në fillim të këtij viti dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024. Fokusi kryesor i këtij projekti është kultivimi i një ekosistemi të fortë të biznesit elektronik dhe tregtisë elektronike, përmirësimi i ofrimit të shërbimit elektronik për qytetarët dhe bizneset dhe rritja e efikasitetit dhe produktivitetit në sektorin privat nëpërmjet përdorimit të TIK-ut.

Ahmet Jetullahu, përfaqësues i OJQ-së Prishtina Rea me përfshirje aktive në zbatimin e projektit, shpjegon se krijimi i një lloji identifikimi elektronik gjerësisht të pranuar, jo vetëm që do të rrisë sigurinë e aplikimeve online për individët, por do të lehtësojë ofrimin e një game të gjerë shërbimesh dhe produktesh inovative që nxisin produktivitetin, si nga sektorët publikë dhe ato privatë. Shpesh, këto shërbime kërkojnë konfirmimin e identitetit të dikujt ose të një aspekti që lidhet me të. Sipas tij, ky projekt hedh bazat për përdorim të pakufizuar të fushës digjitale për qëllime biznesi si dhe personale zyrtare.

Ai thekson se objektivi parësor i projektit është të garantojë identifikim të sigurt digjital si për individët edhe për bizneset. Kjo nënkupton se të gjitha dokumentet e rëndësishme të bizneseve, përfshirë licencat, certifikatat e regjistrimit të bizneseve, e shumë të tjera do të jenë të aksesueshme nëpërmjet një aplikacioni në celular, si pjesë e një eID solution. Ahmet Jetullahu shtjellon se: “Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një sistemi identifikimi digjital për individët dhe bizneset. Rrjedhimisht, dokumentacione të rëndësishme të bizneseve, të tilla si licenca, certifikata regjistrimi biznesesh, e shumë të tjera, do të jenë lehtësisht të aksesueshme nga aplikacioni në celularin e një përdoruesi, duke krijuar një pjesë thelbësore të eID solution.”

“Kjo iniciativë do të përshpejtojë ndjeshëm tranzicionin e Kosovës në fushën digjitale, duke nxitur një mjedis ku bizneset dhe institucionet financiar motivohen për integrimin dhe shfrytëzimin e avantazheve të sistemit digjital.”

Ahmet Jetullahu, EU 4 Innovation - Kosovo eID

Krahas zgjidhjes software, projekti do të ofrojë trajnim gjithëpërfshirës për institucione në nivel vendor dhe qendror, për të siguruar zbatimin dhe përdorimin efektiv të sistemit të identifikimit elektronik. Z. Jetullahu pohon se “Kjo iniciativë do të përshpejtojë ndjeshëm tranzicionin e Kosovës në fushën digjitale, duke nxitur një mjedis ku bizneset dhe institucionet financiar motivohen për integrimin dhe shfrytëzimin e avantazheve të sistemit digjital.”

Rreth projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e efikasitetit dhe produktivitetit në sektorin privat nëpërmjet rritjes së përdorimit të TIK-ut, krijimi i një ekosistemi të përshtatshëm dhe të sigurt të biznesit elektronik/tregtisë elektronike, dhe përmirësimi i ofrimit të shërbimit elektronik për qytetarët dhe bizneset. Kjo nismë do të kontribuojë në përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të digjitalizuar dhe rritur konkurrencën dhe përfitueshmërinë e bizneseve në Kosovë. Duke ofruar një sistem të përshtatshëm identifikimi elektronik dhe një mjedis të mirë për biznesin elektronik/tregtinë elektronike, ndërveprimi mes Kosovës dhe Shteteve Anëtare do të ishte më produktiv dhe efikas. Ky projekt zbatohet nga një konsorcium të drejtuar nga Evoluxer.

Photo credits: Prishtina Rea

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.