Të bashkohemi dhe të hamë së bashku në Prizren, Kosovë | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Të bashkohemi dhe të hamë së bashku në Prizren, Kosovë

Një grup organizatash nga Kosova po prezantojnë mënyra novatore për të prezantuar trashëgiminë kulturore si një përvojë bashkëkohore që duhet të jetohet dhe shijohet.

SCROLL DOWN

Prizreni konsiderohet si kryeqyteti kulturor i Kosovës për shkak të historisë së tij dhe trashëgimisë kulturore të pasur. Qyteti ka gjithashtu një trashëgimi të pasur ushqimore, duke përfshirë leqenik bukë misri, djathin vendas, dhe gatimet me mish si tavë, dhe sarma.

Megjithatë, këto gatime të shijshme nuk janë të aksesueshme për pjesën më të madhe të vizitorëve. Ato janë pjesë e menusë së zakonshme në shtëpi të familjeve në Prizren, por rrallëherë gjenden në restorante.

Një grup organizatash të shoqërisë civile ka marrë iniciativën të prezantojë këtë thesar të shijshëm të fshehur edhe për vizitorët që nuk kanë miq në Prizren. Ideja është e thjeshtë: një aplikacion online që prezanton varietete të ushqimit tradicional dhe shtëpitë ku mund të shijohet ky ushqim për një tarifë të caktuar. Në këtë mënyrë, përveç shijimit të ushqimit tradicional, vizitori do të ketë mundësinë të shohë dhe jetën familjare dhe të shijojë dekorin e brendshëm të shtëpive historike të Prizrenit.

“Ideja e qendrës është të mbledhë nga shumë sektorë organizatat që janë aktive në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të krijojë sinergji”

Erëmira Krasniqi

Bërja e prekshme e trashëgimisë së paprekshme. 

Prizreni ka vepra arkitekturore të jashtëzakonshme, dhe sitet e tij kulturore janë dëshmi e ndikimeve dhe traditave kulturore të shumëllojshme. Sidoqoftë qyteti ka një trashëgimi të pasur të paprekshme – në veçanti veprat artizanaleqëndisjet për pajë , sixhadetë dhe filigranin ), muzikën dhe gastronominë.

“Ne jemi mësuar që kur të mendojmë për Prizrenin të mendojmë për xhami e kisha të vjetra, por kemi shumë pak udhëzime për të shijuar gjëra të tjera, si muzikën, ushqimin dhe filigranin. Ideja jonë është që t’i japim njerëzve mundësinë të kuptojnë trashëgiminë kulturore, jo vetëm si diçka nga e shkuara, por si diçka bashkëkohore që mund ta prekësh, jetosh dhe shijosh,“ shprehet Erëmira.

Erëmira shpjegon edhe se një nga qëllimet e qendrës së trashëgimisë është të kapë vrullin vendor. “Nëse ka një ide ose një mundësi ne mund ta mbështesim dhe nxisim atë dhe të përdorim qendrën pak a shumë si një laborator ku hidhen ide, që më pas testohen dhe zhvillohen më tej me bashkëpunimin tonë dhe mbështetje profesionale. Vizioni përfundimtar është ngritja e zërit të organizatave të trashëgimisë kulturore dhe shtimi i prezencës sonë dhe numrit të projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore,“ shprehet ajo.

“Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm; ne po krijojmë ide së bashku dhe mendoj se kjo është e rëndësishme.”

Aziliz Vandesande

Promovimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të frymëzuar nga trashëgimia në të gjithë botën. 

OJQ-ja Cultural Heritage without Borders është partneri i projektit në Ballkanin Perëndimor. Përveç novacioneve të frymëzuara nga trashëgimia që vijnë nga qendra e tij, projekti ka një iniciativë të përqendruar në bashkëpunimin ndërkombëtar të frymëzuar nga trashëgimia.  Në veçanti, ata po hartëzojnë dhe regjistrojnë kullat (shtëpi tradicionale prej guri) në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi dhe po përgatisin një çështje për to që të përfshihen në Listën e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore.

Dr. Aziliz Vandesande është një kërkuese shkencore post-doktorale në Qendrën Ndërkombëtare Raymond Lemarie për Konservim në Universitetin Katolik të Leuven-it dhe është koordinatorja teknike e projektit. Ajo shpjegon se gjatë zhvillimit të projektit dëshironin të përqafonin një koncept të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. “Ajo që përshtatet më së mirë është ideja e shkëmbimit të njohurive. “Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm; ne po krijojmë ide së bashku dhe mendoj se kjo është e rëndësishme,”  shprehet ajo.

ILUCIDARE është një projekt tre vjeçar i financuar nga programi i Bashkimit  Evropian Horizon 2020. Projekti drejtohet nga Universiteti i Leuven-it (Belgjikë) dhe bën së bashku tetë partnerë ndërkombëtarë Projekti synon të promovojë novacionin e frymëzuar  nga trashëgimia dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të frymëzuar nga trashëgimia.

Projekti po zbatohet në katër kontinente me vendndodhje që përfshijnë Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Afrikën Veriore, Afrikën Sub-Sahariane, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Jugore. Ky projekt dëshiron që ndikimi i tij afatgjatë të jetë vendosja e rrjetit të parë botëror të praktikuesve që promovojnë novacionin e frymëzuar nga trashëgimia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjithë botën.

Photo credits: Fitim Shala, Erëmirë Krasniqi, Jeton Jagxhiu

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.