Shërbimi i këshillimit ‘Blue Phone’; ndihmë në periudha të vështira | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Shërbimi i këshillimit ‘Blue Phone’; ndihmë në periudha të vështira

Një projekt i financuar nga BE-ja që mundëson këshillim online ose nga telefoni për fëmijët, të rinjtë dhe familjet në Bosnje dhe Hercegovinë.

SCROLL DOWN

Anxhela* është një studente 21 vjeçare e cila iu drejtuar Linjës së Këshillimit Blue Phone për mbështetje me problemet e saj të shëndetit mendor. Jam ndjerë e trishtuar dhe e plogësht për një kohët të gjatë; ndonjëherë qaj aq shumë sa filloj dhe vjell dhe ndonjëherë s’kam fuqi as të derdh një pikë të vetme loti edhe kur dua të qaj. Jam në letargji: asgjë nuk më bën më të lumtur,” u shpreh Anxhela në një telefonatë me këshilltarin e Blue Phone. Anxhela telefonoi në Blue Phone sepse ajo e dinte se kishte nevojë për mbështetje në lidhje me çfarë po kalonte.

Konsulenti i Blue Phone e ndihmoi Anxhelën të normalizonte ndjenjat e saj dhe të hartonte një plan veprimi. Asaj i mësuan dy teknika themelore: teknikën e frymëmarrjes dhe teknikën e pesë shqisave, që e ndihmojnë atë të përqendrojë vëmendjen dhe trupin në të tashmen dhe të qëndrojë e qetë.

 “Blue Phone është një shërbim i rëndësishëm për të rinjtë në BH. Pandemia e ka bërë të vështirë operimin e pjesës më të madhe të popullsisë dhe mbështetja që ofron Blue Phone është e domosdoshme për të parandaluar efekte të tjera negative në shëndetin tonë mendor.”

Maja Kovačević, konsulente në shërbimin Blue Phone

Shërbim i rëndësishëm për të rinjtë

Blue Phone është një shërbim këshillimi online dhe telefonik që u lançua nga Nova Generacija NGO. Aktualisht shërbimi po zbatohet me mbështetjen e Programit për Zbutjen e Ndikimeve të Pandemisë së COVID-19 në Jetën e Fëmijëve dhe Familjeve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i themeluar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNICEF.

Maja Kovačević është një nga konsulentet që punon me shërbimin. Ajo shpjegon se për konsulentët më e rëndësishmja është që njerëzit të ndihen të sigurt dhe të kuptojnë që nuk do gjykohen. “Blue Phone është një shërbim i rëndësishëm për të rinjtë në BH. Pandemia e ka bërë të vështirë operimin e pjesës më të madhe të popullsisë dhe mbështetja që ofron Blue Phone është e domosdoshme për të parandaluar efekte të tjera negative në shëndetin tonë mendor.” shprehet Maja.

Fillimisht, shërbimi i lançua vetëm për fëmijët, por një nga menaxherët e projektit, Saša Risojević, shpjegon se shërbimi evoluoi shumë shpejt dhe me ndikimin e përshpejtuar të pandemisë atyre iu desh të zgjeronin shërbimet e tyre për grupet më të mëdha në moshë.

 “Ndikimi i mbështetjes së BE-së ishte vërtet i konsiderueshëm duke qenë se ai forcoi në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet e shërbimit Blue Phone.”

Saša Risojević, menaxher i shërbimit të këshillimit Blue Phone.

Ai shpjegoi se me rritjen e interesit, ata humbnin deri në 250 telefonata në muaj. Ai kuptoi se kjo ndodhte kryesisht sepse shërbimi ofrohej vetëm gjatë orëve të punës. Me mbështetjen e BE-së ata zgjeruan orarin e punës deri vonë në mbrëmje dhe tani numërojnë vetëm 10 deri në 15 telefonata të humbura në muaj. “Ndikimi i mbështetjes së BE-së ishte vërtet i konsiderueshëm duke qenë se ai forcoi në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet e shërbimit Blue Phone.” shprehet Saša.

Për më tepër, me mbështetjen e BE-së ata lançuan edhe një fushatë kundër dhunës në familje dhe ndërgjegjësimit për shërbimin Blue Phone. Si rezultat i fushatës, ata arritën të tërhiqnin mbi 35,000 vizitorë në faqen e tyre të internetit dhe numri i fëmijëve, të rinjve dhe familjeve që përfituan nga shërbimet Blue Phone është shtuar në mënyrë të konsiderueshme.

Deri tani shërbimi Blue Phone ka funksionuar me mbështetjen e donatorëve dhe nismës sëekipit të OJQ-së Nova Generacija. Saša shpreson se në të ardhmen shërbimi Blue Phone do të mbështetet edhe nga qeveria dhe si rrjedhojë do të ketë qëndrueshmëri afatgjatë. “Ne zhvilluam një sërë takimesh dhe tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues të institucioneve ku prezantuam ndikimin e shërbimit Blue Phone dhe rezultatet. Unë mendoj se edhe ata e pranuan rëndësinë e tij dhe ne presim që në të ardhmen ata të fillojnë të mbështesin shërbimin,” shprehet Saša.

Rreth projektit

Shërbimi Blue Phone, i cili ofron këshillim falas online dhe në telefon po zbatohet nga OJQ-ja Nova Generacija me mbështetjen e Programit për Zbutjen e Ndikimeve të COVID-19-ës në Jetën e Fëmijëve dhe Familjeve në Ballkanin Perëndimor dhe Turiq, i cili është pjesë i paketës së ndihmës së BE-së për vendet e Bashkimit Evropian dhe që po zbatohet nga UNICEF BH.

*Emri është ndryshuar për të ruajtur privatësinë e saj

 

Photo credits: Blue Phone

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.