Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Vetëm një ditë përpara Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA) patën privilegjin të takonin Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me rastin e hapjes së aplikimeve për kampusin e Kolegjit të Evropës në Tiranë, për vitin akademik 2024-2025.
Gjithashtu, Rektori i Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, u bëri një ftesë YEA-ve për të vizituar zyrat e Kolegjit të Evropës në Tiranë për diskutime në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen. Si një rrjet rajonal, Ambasadorët e Rinj Evropianë janë të kënaqur që ta zgjerojnë këtë mundësi të vyer jo vetëm te studentët e rinj në Shqipëri, por edhe tek ata nga #BallkaniPerëndimor dhe Evropa.
Kolegji i Evropës ka prezantuar një program pasuniversitar “Master i Arteve në Transformimin dhe Integrimin Evropian – BE-ja dhe Evropa Juglindore” që do të zhvillohet në kampusin e sapothemeluar në Tiranë. Në kampusin e tij të ri në Tiranë, Kolegji vijon angazhimin e tij të palëkundur sipas standardeve më të larta të ekselencës akademike, gjë për të cilën institucioni është i mirënjohur.
Masteri i Arteve në Transformimin dhe Integrimin Evropian është ideuar për të trajtuar kërkesën në rritje për ekspertë që manifestojnë njohje të plotë të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe një pikëpamje kritike të mirëzhvilluar për sfidat e rëndësishme të shekullit XXI, me fokus të veçantë te Evropa Juglindore dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor.
Gjatë programit 10-mujor, që do të nisë në shtator 2024, pjesëmarrësit do të përvetësojnë njohuri të thelluara për strukturën institucionale të BE-së dhe funksionimin e saj në dimensione të ndryshme. Studentët do të shqyrtojnë mundësitë dhe sfidat e procesit të aderimit në BE, do të zhvillojnë ekspertizë rajonale për Evropën Juglindore dhe do të angazhohen me çështje bashkëkohore jetike, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike dhe tranzicioni energjetik.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!