Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / YEA në Festivalin e EXIT në Novi Sad
Këtë korrik, Young European Ambassadors (YEA) u mblodhën në Novi Sad, Serbi, duke iu bashkuar festivalit EXIT. YEA-të organizuan katër aktivitete të ndryshme gjatë katër ditëve të festivalit dhe patën shansin të takonin bashkëmoshatarët nga shoqëria civile.
Në ditën e parë, YEA-të diskutuan me vizitorët rreth temave kryesore për të cilat advokojnë të rinjtë: aktivitete mjedisore; bashkëpunim kulturor, shoqërime me BE-në; programe dhe përvoja edukative të BE-së; përmirësim i trajtimit të grupeve të cenueshme në komunitetet vendase; dhe prezantuan rrjetin YEA.
Dita e dytë u rezervua për “bibliotekën e gjallë” ku YEA-të ndërvepruan me të rinj të tjerë duke ndarë historitë e tyre rreth kulturës së Ballkanit Perëndimor, siteve turistike, personave të famshëm dhe përvojat e tyre personale.
Në ditën e tretë të Festivalit, YEA-të zhvilluan një diskutim në skenën kryesore të zonës OPENS të gjendjes emocionale me tema të çështjeve të LGBTQ+, gjithëpërfshirjes dhe pjesëmarrjes e lehtësirave për të rinjtë. Folës ishin Anja Jokić dhe Maša Vračar nga National Youth Council of Serbia, Nemanja Obradović nga OPENS, dhe YEA-të Anja Kafedziska (Serbi), Enes Pućurica (Mal i Zi) dhe Stjuart Islamaj (Shqipëri), dhe diskutimi u moderua nga Filip Lukic nga EU Delegation to Serbia.
Në ditën e fundit, YEA-të dhe vizitorët pikturuan një flamur të LGBTQ+, duke shkruar mesazhe mbështetjeje për komunitetin.
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.