WeBalkans në Eventin Rinor Evropian 2023 në Strasburg News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

13/06/2023

WeBalkans në Eventin Rinor Evropian 2023 në Strasburg

European Youth Event (EYE) mbahet çdo vit në Parlamentin Evropian në Strasburg, si dhe online, duke mbledhur mijëra të rinj nga i gjithë Bashkimi Evropian dhe bota. Qëllimi i tij është shkëmbimi dhe formësimi i ideve në lidhje me të ardhmen e Evropës. Edhe njëherë, kjo ngjarje emocionuese dhe domethënëse solli ide të reja dhe nxiti lidhje të reja në Strasburg, qyteti që strehon institucionet evropiane. Kjo përfshinte pjesëmarrjen e ambasadorëve të rinj evropianë dhe vlogerëve të BE-së të përfshirë në fushatën “Made of Us“.

 

Udhëtimi i jashtëzakonshëm filloi më 8 qershor në Këshillin e Evropës për ambasadorët e Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor, Partneriteti Lindor, fqinjësia Jugore dhe vlogerët e BE-së të përfshirë në fushatën WeBallkans “Made of Us“ Ngjarja interaktive njëditore paraqiti workshops kushtuar luftimit të diskriminimit, mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe avancimit të barazisë gjinore. Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë Këshillin dhe të përfshihen në një panel diskutimi të nivelit të lartë me Ambasadoren e BE-së në Këshillin Evropian, Vesna Batistic Kos, Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Këshillin Evropian, Miroslav Papa, si edhe Drejtorët e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë, Christophe Poirel dhe Matjaž Gruden, përkatësisht. Kjo platformë synonte të sheshonte hendekun midis punës së Këshillit të Evropës dhe brezit të ri, duke theksuar detyrimet e vazhdueshme për të promovuar parimet e të drejtave të njeriut, demokracinë, dhe Shtetin e së Drejtës.

 

Dy ditët në vijim u përcaktuan nga Eventi Rinor Evropian, mbledhja e rëndësishme vjetore për të rinjtë e mbajtur në Parlamentin Evropian. Brenda këtij eventi, Ambasadorët e Rinj Evropian nga Ballkani Perëndimor dhe vlogerët e BE-së zhvilluan një sërë panelesh të rëndësishme diskutimi. Veçanërisht, një panel shfaqi udhëtimin mbresëlënës të “Made of us“ BE-Ballkani Perëndimor, pjesë e programit rajonal të komunikimit të BE-së, WeBalkans për Ballkanin Perëndimor.

 

Fushata “Made of us“ paraqiti dymbëdhjetë vlogerë të rinj nga BE-ja edhe Ballkani Perëndimor, të cilët nisën një udhëtim rreth rajonit. Ata ndan eksperiencat e tyre, promovuan projektet e BE-së, dhe theksuan trashëgiminë unike kulturore të pranishme në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, Young European Ambassadors bashkëpunuan me përfaqësues nga partneritete Lindore dhe Jugore për të organizuar një “Thinkaton“ angazhues për rininë. Kjo “Thinkaton“ trajton tema lidhur me rininë në mbarë botën, si çështje sociale, fushën digjitale, mbrojtje mjedisore dhe ndryshime klimatike. Ata krijuan kuize të ndryshme për të familjarizuar pjesëmarrësit me tre rajonet dhe mbajtën një panel diskutimi të quajtur ‘Roli dhe ndikimi i aktivizmit rinor – Perspektivat nga Lindja, Jugu dhe Ballkani Perëndimor’, i cili tërhoqi një audiencë shumë të madhe. Eurodeputeti Thomas Waitz mori pjesë në një nga panelet më të ndjekura, duke diskutuar anëtarësimin e BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes. Si përfundim, Ambasadorët e Rinj Evropian dhe vlogerët patën mundësinë të takohen personalisht me Eurodeputeten Rookmaker për të diskutuar aktivizmin e jetës reale dhe rëndësinë e qytetarisë aktive mes të rinjve.

 

Të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet kryesore nga aventurat e të rinjve në Strasburg ishin paraqitur në kanalet e webalkans.eu Kjo u ofroi të rinjve nga gjithë Ballkani Perëndimor dhe Evropa mundësinë për të marr pjesë virtualisht në këtë event të jashtëzakonshëm.

Read more (Lexoni më shumë)

Fotografitë: European Union

Burimi: European Union

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.