Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Dymbëdhjetë shtëpi në zonat rurale iu dorëzuan përfituesve të Programit Rajonal të Strehimit në Serbi
Aktet e 12 shtëpive në zonat rurale iu dorëzuan familjeve refugjate në komunën e Vrbas në Serbi. Shtëpitë ishin blerë sipas Programit Rajonal të Strehimit (RPH) në Serbi.
Duke falenderuar të gjithë palët e interest të PRS-së për shtëpinë e saj të re, Mirjana Šišić u shpreh, “Shtëpia ka punime të reja prej druri. Përballë shtëpisë, ndodhet një stol ku ulem kur moti është i mirë. Pas shtëpisë, gjendet një kopësht i bukur, ku do të mbjell perime dhe lule. Shtëpia është e banueshme dhe kjo ështe gjithcka që më duhet.”
Në ngjarjen ku u dorëzuan aktet morën pjesë përfaqësues të komunës së bashku me Nemanja Starović, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme; Derek George, Zëvendëskryetari i Bashkëpunimit në Ambasadën Zvicerane në Serbi; Vladimir Cucić, Komisioneri Serb për Refugjatët dhe Migracionin, dhe Violeta Samardžić, përfaqësuese e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ata gjithashtu përfituan mundësinë për të vizituar një ndërtesë të PRS-së në Vrbas, ku 14 apartamente janë aktualisht në ndërtim.
Bashkimi Evropian është donatori më i madh i Programit Rajonal të Strehimit, me donatorë të tjerë kryesorë si Gjermania, Italia, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.