Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
BE-ja ka vijuar mbështetjen e saj për operacionet e përditshme në terren të agjencive policore të Bosnjës dhe Hercegovinës. Si pjesë e kësaj mbështetje, ata i dhuruan një minibus me vlerë 79,900 BAM Ministrisë së Brendshme të Kantonit Bosnje-Podrinje Gorazhda. Minibusi do të rrisë kapacitetin për transportin e njerëzve dhe do të sigurojë gatishmëri më të madhe në terren të oficerëve të policisë – në kanton, dhe në qoftë se është e nevojshme, edhe në të gjithë BH-në.
Që në vitin 2018, Bashkimi Evropian ka vijuar të mbështesë Bosnjën dhe Hercegovinën për sistemet e menaxhimit të emigracionit dhe kufijve, në kontekstin e rritjes së numrit të refugjatëve dhe emigrantëve në vend, që nga fundi i vitit 2017. Deri më tani, Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se 8 milion euro për mbështetjen e agjencive policore në BH nëpërmjet sigurimit të pajisjeve dhe rritjes së kapacitetit. Që nga viti 2017, Bashkimi Evropian ka caktuar më shumë se 100 milion euro për mbështetjen e sistemeve të menaxhimit të emigracionit dhe kufijve në BH.
Projekti “EU Support to Migration and Border Management in Bosnia and Herzegovina” financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet ‘Instrument for Pre-Accession Assistance’ dhe vihet në zbatim nga ‘International Organisation for Migration’, në partneritet me ‘Danish Refugee Council’, UNFPA-në, ‘United Nations High Commissioner for Refugees’ dhe Unicef-in.
Burimi: EU Delegation to Bosnia and Herzegovina
Fotot nga: EU Delegation to Bosnia and Herzegovina
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!