Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / TAIEX Forumi i prokurorëve diskuton krimet ndërkufitare ekonomike dhe kibernetike
Partneritetet e ngushta dhe bashkëpunimi përtej kufijve janë çelësi i zhdukjes së krimeve ndërkufitare që nga rrënjët. Ky mesazh thelbësor jehoi në programin dy-ditor në evenimentin e 22-të të TAIEX International Forum for Prosecutors on Fighting Cross-Border Organised Crime në Budva, Mal të Zi, më 8-9 nëntor 2022. Ky TAIEX Forum u organizua për herë të parë në një shtet partner.
Evenimenti u organizua në bashkëpunim me Supreme State Prosecutor’s Office of Montenegro, EU Agency for Criminal Justice Cooperation, Eurojust, European Public Prosecutors’ Office (EPPO) dhe Public Prosecutor General`s Office of Saxony, në Gjermani. Mblodhi së bashku më shumë se 100 prokurorë dhe përfaqësues gjyqësorë nga më shumë se 30 vende, duke përfshirë rajonet e zgjerimit dhe fqinje, shtetet anëtare të BE-së dhe agjencitë e institucionet e BE-së, si në eveniment, ashtu edhe online. Folësit trajtuan raste të ndryshme nga më të fundit, që nga pastrimi i parave dhe hetimet e krimeve kibernetike, deri te rimëkëmbja e pasurive, ekipet e hetimit të përbashkët dhe përdorimi i dëshmive digjitale.
Forumi kontribuoi për fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet kriminale. Së pari, u dha praktikuesve në zinxhirin e drejtësisë penale mundësinë të ndërtojnë dhe përforcojnë rrjetet e tyre profesionale. Së dyti, rriti kapacitetin institucional për të trajtuar çështjet ndërkufitare në zona kritike si skemat e pastrimit të parave dhe përdorimi i dëshmive digjitale. Së fundmi, fuqizimi i bashkëpunimit penal ndërkufitar nuk do të mjaftohet vetëm me Forumin dyditor. TAIEX do të vazhdojë të mbështesë partnerët e tij në reformat e shtetit të së drejtës, me aktivitete të synuara dhe të përshtatura enkas për ndihmën teknike.
Burimi: European Union
Fotografia: European Union
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.