Shqyrtimi analitik i grupimit për burimet, bujqësinë dhe kohezionin nis nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

19/07/2023

Shqyrtimi analitik i grupimit për burimet, bujqësinë dhe kohezionin nis nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Më 17 korrik u mbajt mbledhja e parë shpjeguese për grupimin e burimeve, bujqësisë dhe kohezionit (Grupimi 5) Grupimi 5 mbulon bujqësinë dhe zhvillimin rural, sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, peshkimin, politikat rajonale dhe koordimin e instrumenteve strukturore si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore. Dy ditët e para të mbledhjeve u përqendruan në bujqësi, zhvillimin rural dhe peshkimin, ndjekur nga siguria ushqimore dhe dispozitat buxhetore. Takimet dypalëshe për shqyrtimin analitik të Grupimit 1,2,3, dhe 4 janë përmbyllur.

 

Ekzaminimi analitik i grupimit të ligjeve të BE-së (acquis), i ashtuquajturi shqyrtim analitik, u mundëson vendeve kandidate të njihen me ligjet e BE-së, dhe standardet e detyrimet që ato përfshijnë. Ky proces lejon shqyrtimin e niveleve të përgatitjes së vendeve dhe planet për përafrim të mëtejshëm, dhe rrjedhimisht ofron të dhëna paraprake për çështjet që kanë më shumë gjasa të trajtohen gjatë negociatave. Shqyrtimi analitik është hapi i parë në procesin e procesin e negociatave të aderimit. Procesi i shqyrtimit analitik është i strukturuar në gjashtë grupime tematike. Këto grupime përfshijnë kapitujt përkatës të acquis-it për tema të gjera lidhur me qeverisjen e mirë, tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë dhe ndërlidhjen ekonomike.

 

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka filluar më 19 korrik 2022, menjëherë pas konferencave ndërqeveritare dhe ka rifilluar në shtator me Grupimin 1 – Themeloret, në tetor me Grupimin 2 – Tregu i brendshëm, në shkurt me Grupimin 3 – Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse dhe në qershor me Grupimin 4 – Agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme.

 

Ushtrimi i shqyrtimit analitik konsiston në dy faza:

 

– seanca shpjeguese, ku departamentet e komisionit shpjegojnë ligjet e BE-së (acquis) kapitull për kapitull.

 

– seanca dypalëshe, ku çdo vend kandidat është i ftuar të prezantojë se në cilën pikë ndodhet, sipas kapitullit, në përpjekjet e tij për të miratuar dhe zbatuar ligjet.

 

Komisioni Evropian do të vlerësojë dhe do t’i raportojë Këshillit për shkallën e përgatitjes së vendit kandidat mbi grupimin e dhënë, për planet e vendit kandidat për përgatitjet në të ardhmen dhe për indikacionet paraprake që me shumë gjasë do të përmenden gjatë negociatave.

 

Këshilli do të vendosë, në mënyrë unanime nëse do të përcaktojë standardet që duhen për hapjen për secilin grupim bazuar në propozimin e Komisionit në raportin e shqyrtimit analitik.

Read more (Lexoni më shumë)

Burimi: European Union

Fotografitë: European Union

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.