RHP-ja u jep çelësat e apartamenteve të sapondërtuara 25 familjeve refugjate në Serbi
RHP-ja u jep çelësat e apartamenteve të sapondërtuara 25 familjeve refugjate në Serbi
Ndonëse 2022-s po i vjen fundi, Regional Housing Programme (RHP) nuk po e ul aspak ritmin e kativiteteve, pasi 25 familje të tjera refugjate dhe të zhvendosura morën çelësat e apartamenteve të sapondërtuara të RHP-së në Šid dhe Lučani të Serbisë, më 15 dhe 16 dhjetor. Në ceremoninë e parë që shënoi shpërndarjen e çelësave për dhjetë familje në bashkinë e Šid-it më 15 dhjetor, morën pjesë ndër të tjerë Svetlana Velimirović-i, Deputy Commissioner for Refugees and Migration of the Republic of Serbia; Zoran Semenović-i, kryetar i bashkisë së Šid-it; Mirjana Maksimović-i, Programme Manager at the European Union Delegation to Serbia; Ružica Banda, National Human Rights Officer at the OSCE Mission to Serbia, dhe Jovan Lazarov, Deputy Director of the Public Sector Projects Implementation Unit Ltd., ndër të tjerë.
Në emër të Bashkimit Evropian, donatori kryesor i RHP-së, Mirjana Maksimović-i uroi familjet për shtëpitë e tyre të reja dhe theksoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit vulnerabël nga pikëpamja sociale. “Më bëhet qejfi që tashmë do të kemi mundësinë të hapim dyert e më shumë apratamenteve para se ky program të mbyllet vitin e ardhshëm,” tha ajo.
Festimet vazhduan të nesërmen në Lučani, ku iu dhanë shtëpi të reja 15 familjeve të tjera që përfitojnë nga RHP-ja. Në emër të familjeve refugjate të pranishme, përfituesi i RHP-së, Radoslav Mirković-i nga Lučani përfitoi nga rasti për të falenderuar të gjithë donatorët dhe palët e interesit.
Lexoni më shumë (Read more)
Burimi: RHP
Fotografia: RHP