Rinovohet shkolla fillore në Sarajevë, me ndihmën e BE-së dhe BERZH-it News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

2/03/2023

Rinovohet shkolla fillore në Sarajevë, me ndihmën e BE-së dhe BERZH-it

Shkolla fillore „Ćamil Sijarić“, e ndërtuar rreth 40 vjet më parë dhe e shkatërruar keqazi gjatë luftës, është një nga shkollat më të vjetra e të mëdha në zonën e Dobrinjës në Sarajevë, me mbi 950 fëmijë të regjistruar aktualisht. Edhe pse është rinovuar disa herë gjatë viteve, shkolla humbet shumë nxehtësi për shkak të fasadës, çatisë dhe dritareve të vjetra pa termo-izolim efikas. Kur kantoni i Sarajevës vendosi të niste një rindërtim në shkallë të gjerë të ndërtesave të tij publike, shkolla u konsiderua si një nga prioritetet.

 

Me financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Evropian (BE), dhe Austria, Kantoni i Sarajevës nisi më 2020-n një program për rinovimin e 40 ndërtesave publike, kryesisht ambiente mësimore, si çerdhe, shkolla, konvikte studentësh dhe qendra shëndetësore. Programi synon t’i bëjë këto ndërtesa më efikase energjetikisht, dhe të ulë kostot e energjisë dhe elektricitetit, si dhe emetimet e CO2-shit. Pesëmbëdhjetë ndërtesa u zgjodhën për fazën e parë të programit, 13 prej të cilave janë rindërtuar tashmë.

 

BE-ja ka ofruar një grant investimi prej 2 milionë Eurosh për programin.

 

Rindërtimi i ndërtesave publike është pjesë e Planit të Veprimit të Qytetit të Gjelbër të BERZH-it për kantonin e Sarajevës, së bashku me investime të tjera në fusha të tilla si infrastruktura e ujit, transporti urban dhe ngrohja qendrore. Projektet e Qytetit të Gjelbër në Sarajevë mbështeten ngaBashkimi EvropianAustriaJaponia, Iniciativa e Evropës QendroreItalia dhe Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Burimi: BERZH

Fotografitë: BERZH

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.