Integriteti i medias në epokën e dezinformimit News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

27/04/2022

Integriteti i medias në epokën e dezinformimit

Në përkujtimin e 30-vjetorit të fillimit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në kohën e agresionit rus ndaj Ukrainës, European External Action Service ka mbledhur së bashku gazetarë të shquar ndërkombëtarë dhe gazetarë të rinj nga Ballkani Perëndimor në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë për të diskutuar integritetin e mediave në epokën e dezinformimit.

 

Një panel i përbërë nga disa nga gazetarët më të njohur ndërkombëtarë, të cilët kanë lënë gjurmë të pamohueshme në gazetari gjatë 30 viteve të fundit, iu bashkua diskutimit të Sarajevës. Ata u lidhën nga qytete të ndryshmeanembanë Evropës: Christiane Amanpour (CNN) dhe Rémy Ourdan (Le Monde) nga Ukraina, Javier Espinosa (El Mundo) nga Madridi, Roger Cohen (The New York Times) nga Parisi, dhe Ed Vulliamy (The Guardian and Observer) nga Londra, ndërsa Aida Čerkez (ish korrespondente e Associated Press nga BiH) dhe Nadina Maličbegović (Al Jazeera Balkans) ishin në Sarajevë së bashku me Filip Lukić (N1 Beograd) i cili moderoi diskutimin.

 

Pjesëmarrësit diskutuan sfidat e raportimit të luftës, rolin e teknologjive të reja, etikën dhe profesionalizmin, dezinformimin, manipulimin e mediave dhe sigurinë e gazetarëve. Manipulimi i informacionit dhe dezinformimi janë gjithashtu një sfidë në kohë paqeje, ku ata synojnë të kundërshtojnë dhe polarizojnë shoqëritë, të thellojnë tensionet, të mashtrojnë publikun dhe në fund të fundit të destabilizojnë shoqëritë dhe demokracinë.

 

Njëzet gazetarë të rinj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë udhëtuar në Sarajevë për të marrë pjesë në këtë diskutim, si pjesë e një vizite më të gjerë studimi që synon t’u japë atyre një shans për të mësuar nga ekspertët më të njohur në këtë fushë, por edhe nga njëri-tjetri. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të EEAS Stratcom Western Balkans Task Force për të rritur ndërgjegjësimin për – dhe për të ndërtuar rezistencën ndaj – manipulimit të informacionit dhe dezinformimit, në mënyrë që të mbështesë kapacitetin e shoqërive të Ballkanit Perëndimor për t’u përballur me sfidën e dezinformimit. Investimi në lirinë e medias dhe gazetarinë profesionale është një pjesë e rëndësishme e trajtimit të dezinformimit, pasi ndihmon në ndërtimin e shoqërive të mirinformuara dhe demokracive më të forta.

 

Ngjarja u zhvillua në Sarajevë dhe online më 7 prill. Sesioni u transmetua në mbarë botën dhe mori vëmendje të konsiderueshme në mediat lokale dhe rajonale, me disa stacione televizive në transmetim drejtpërdrejtë.

Lexoni më shumë

Burimi: European Union

Fotot nga: European Union

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.