Fushata MADE OF US mbërrin sot në Shqipëri News | WeBalkans

Fushata MADE OF US mbërrin sot në Shqipëri

24 May 2023
24/05/2023

Fushata MADE OF US mbërrin sot në Shqipëri

“Made of Us – një fushatë rrugëtimi BE- Ballkani Perëndimor”, financuar nga BE-ja dhe sjellë për ju nga WeBalkans, vazhdon këtë javë në Shqipëri. Kjo fushatë sensibilizuese synon të promovojë një imazh pozitiv të BE-së te njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, të cilët udhëtojnë në të gjithë rajonin në çifte. Secili prej çifteve ndajnë përvojat e tyre gjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtjen e tyre online. Delegacioni i BE-së në Shqipëri organizoi sot një drekë mediatike për të njoftuar fillimin e rrugëtimit në Shqipëri. Kreu i Seksionit Politik të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexi Hupin, i uroi mirëseardhjen vlogerëve dhe i përgëzoi për kontributin e tyre në promovimin e BE- së dhe Shqipërisë.

 

Vlogeret, Ornela Zani (@ornela.zani) nga Shqipëria dhe Natalia Orda (@natalia_orda) nga Polonia, e nisën dje rrugëtimin e tyre. Ato do të jenë në rrugë gjithsej për shtatë ditë midis datave 23 dhe 30 maj, duke shfaqur më të mirën e Shqipërisë, si edhe investimet e BE-së në rajon. Itinerari i tyre përfshin vizita në vendndodhje të ndryshme, duke përfshirë projekte turistike, kulturore dhe artistike që kanë marrë mbështetje nga BE-ja. Ndër projektet e financuara nga BE-ja që ato do të eksplorojnë është edhe EU4 Culture, i cili ofron asistencë për restaurimin e siteve dhe monumenteve të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Gjithashtu, ato do të mbulojnë edhe ‘’Za Fest’’ një festival muzikor që tërheq vëmendje në rajonin verior të Shqipërisë, dhe Roman Emperors Vine Route, një koleksion turnesh virtualë që mbulojnë gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë.

 

Fushata filloi në 18 prill dhe do të vazhdojë deri në 30 maj, ku çdo javë  fokusohet te një nga partnerët WB6. Vlogeret do të mbulojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, 6000 km me makinë, dhe do të takojnë personalitete vendas interesantë dhe frymëzues gjatë rrugëtimit, duke shfaqur gjatë gjithë kohës peizazhe natyrore, monumente të jashtëzakonshme dhe trashëgimi kulturore unike që Ballkani Perëndimor ka për të ofruar. Dymbëdhjetë vlogeret do të regjistrojnë përvojat e tyre duke përdorur pajisjet e tyre dhe kanale të rrjeteve sociale, duke e përkthyer rrugëtimin në media sociale dhe përmbajtje në faqe interneti me cilësi të lartë, fotografi dhe video që do të shpërndahen në kanalet WeBalkans.

Read more (Lexoni më shumë)

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.