MADE OF US: Përfundimi i suksesshëm i një aventure të jashtëzakonshme! News | WeBalkans

MADE OF US: Përfundimi i suksesshëm i një aventure të jashtëzakonshme!

20 Jun 2023
20/06/2023

MADE OF US: Përfundimi i suksesshëm i një aventure të jashtëzakonshme!

“Made of Us – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans përfundoi me sukses. Fushata synonte të nxiste perceptimin pozitiv të BE-së mes popullsisë së Ballkanit Perëndimor, dhe anasjelltas. Fushata paraqiti dymbëdhjetë vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor; individë dinamikë të cilët u nisën në një udhëtim rreth Ballkanit Perëndimor. Çiftet e vlogerëve dokumentuan përvojat e tyre dhe gjatë rrugës ndanë online përmbajtje ditore shumë interesante.

 

Javën e kaluar, më 12 qershor 2023, vlogerët patën mundësinë të vizitojnë Berlaymont, zyrat qendrore të Komisionit Evropian dhe të takoheshin me anëtarët e kabinetit të Komisionerit Varhelyi, si pjesë e eventit përmbyllës të fushatës “Made of Us”. Eventi ishte mundësia që vlogerët të shfaqnin përmbajtjen e tyre më të mirë dhe të flisinin për momentet e paharrueshme gjatë udhëtimit, si dhe që ekipi i “Made of Us” të prezantonte rezultatet paraprake të fushatës. Pas prezantimeve të para, vlogerët lëvizën drejt zyrave qendrore të DG NEAR, ku u pritën ngrohtë nga Sigrid Brettel, Ushtruesja e detyrës së Shefit të Njësisë së Marrëdhënieve Ndërinstitucionale dhe Komunikimit në DG NEAR. Gjatë këtij ndërveprimi, vlogerët patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre personale të udhëtimit dhe vlogimit, si dhe të japin feedback dhe mësime të vlefshme të nxëna nga udhëtimet e kryera. Eventi u mbyll me një tur për të vizituar Brukselin, që ishte organizuar posaçërisht që vlogerët të përshëndeteshin me njëri-tjetrin dhe të festonin përfundimin e projektit.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe vazhdoi deri më 30 maj, dhe çdo javë iu kushtua një nga partnerëve të WB6-s. Vlogerët vizituan gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, përshkruan 6000 km me autovetura dhe takuan personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që shfaqën gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët regjistruan përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që u shpërndanë nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Për më shumë informacion rreth këtij udhëtimi emocionues ju lutem ndiqni faqen e fushatës Made of Us

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.