Nga Beogradi në Nish me 200 km/h - Paketa financiare e BE-së, prej 2.2 miliardë Euro, për Korridorin Hekurudhor X News | WeBalkans

Nga Beogradi në Nish me 200 km/h – Paketa financiare e BE-së, prej 2.2 miliardë Euro, për Korridorin Hekurudhor X

13 Mar 2023
13/03/2023

Nga Beogradi në Nish me 200 km/h – Paketa financiare e BE-së, prej 2.2 miliardë Euro, për Korridorin Hekurudhor X

Më 28 shkurt 2023, Komisioni Evropian, Banka Evropiane e Investimeve (EIB), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Serbia njoftuan bashkarisht një paketë financiare prej 2.2 miliardë eurosh për modernizimin e Korridorit X hekurudhor. Fokusi i paketës është rehabilitimi i seksionit hekurudhor midis Beogradit dhe Nishit, duke mundësuar një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë deri në 200 km/h midis dy qyteteve, me shërbime dhe transport mallrash më të shpejta dhe integrim të shpejtë në rrjetin hekurudhor të BE-së.

 

Paketa përfshin një grant investimi prej deri në 598 milionë Euro nga BE-ja – granti më i madh i BE-së për një projekt në Serbi; një hua prej 1.1 miliardë Eurosh nga EIB-i dhe 550 milionë Euro nga EBRD-ja. BE-ja ka miratuar tashmë 265 milionë Euro me grante IPA, dhe transhi i parë prej 82.8 milionë Eurosh qe vulosur nëpërmjet nënshkrimit të protokollit në trenin nga Beogradi në Nish.

 

Firmosja u krye në prani të Komisionerit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Olivér Várhelyi, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, si dhe të Kreut të Zyrës EIB për Ballkanin Perëndimor, Alessandro Bragonzi, Drejtorit të EBRD-së për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli, Ministrit për Integrimin e BE-së, Tanja Miščević, Ministrit të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesić dhe Ministrit të Financave, Siniša Mali, si dhe të diplomatëve të Shteteve Anëtare të BE-së.

 

Korridori Hekurudhor X është një nga korridoret pan-evropiane që bashkojnë Evropën Qendrore me Selanikun, Greqi. Është identifikuar si Flagship 1 – Lidhja e Lindjes me Perëndimin, në kuadër të Planit Ekonomik dhe të Investimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Plani synon mobilizimin e investimeve për transportin, energjinë, tranzicionin e gjelbër dhe digjital, për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe vende pune që do të arrijnë një të tretën e PBB-së së Ballkanit Perëndimor.

Lexoni më shumë (Read more)

Burimi: WBIF

Fotografitë: WBIF

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.