Fillon Java Evropiane e Lëvizshmërisë
Fillon Java Evropiane e Lëvizshmërisë
Slogani Javës Evropiane të Lëvizshmërisë për këtë vit është “Let’s move better – save energy!” e cila filloi të shtunën. Çdo vit në një periudhë nga 16 shtator deri në 22, është mbajtur një shfaqje e cila është financuar dhe sponsorizuar nga Komisioni Evropian. Fushata synon të favorizojë mënyrat e transportit pa motor në qytete në vend të trafikut automobilistik që përdor lëndë djegëse, të gjitha me synimin për të përmirësuar cilësinë e mjedisit në zonat urbane.
Fushata është zhvilluar që nga viti 2002 dhe vitin e fundit gati 3.000 qytete nga 50 shtete në Evropë dhe botë e festuan këtë ngjarje. Këtu mund të gjeni listën e qyteteve dhe komunave nga Serbia që kanë regjistruar aktivitetet deri më tani.
Për komunat dhe qytetet JAVA EVROPIANE E LËVIZSHMËRISË ofron një mundësi të shkëlqyer për t’i njohur banorët e tyre me alternativat e transportit të qëndrueshëm dhe tu shpjegojë sfidat mjedisore që po përballen. Duke marrë pjesë në aksion, qytetet dhe komunat mund t’u tregojnë qytetarëve përparësitë e zgjedhjes së llojeve më të pastra të trafikut dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë situatën e trafikut në mjedisin e tyre lokal.
Qeveritë vendore janë inkurajuar fortë këtë javë për të provuar masat e reja të trafikut duke marrë reagime nga publiku. Është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për palët e interesuara vendore që të mblidhen së bashku dhe të diskutojnë aspekte të ndryshme të lëvizshmërisë dhe cilësisë së ajrit, të kërkojnë zgjidhje inovative për të reduktuar përdorimin e makinave, për të provuar zgjidhje të reja teknologjike dhe planifikimi. Fushata u jep qytetarëve mundësinë për të eksploruar mundësi të reja për përdorimin e rrugëve të qytetit dhe të eksperimentojnë me zgjidhjet praktike që kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme të qytetit, të tillë si ndotja e ajrit.
Burimi: Delegacioni i BE-së në Serbi
Fotografitë: Delegacioni i BE-së në Serbi