BE-ja, WBIF zgjerojnë grantin prej 2.5 milionë euro për projektin e ujërave të ndotura në Kosovë
BE-ja, WBIF zgjerojnë grantin prej 2.5 milionë euro për projektin e ujërave të ndotura në Kosovë
Projekti i zhvillimit i ujërave të ndotura të Gjilanit në Kosovë, i bashkëfinancuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane për Investime (EIB), ka marrë mbështetje shtesë financiare nga donatorët dypalësh në Kuadrin e Investimit të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
Marrëveshja për grantin prej 2.5 milionë eurosh është nënshkruar sot në Prishtinë nga Sergiy Maslichenko, drejtor i BERZH-IT për Kosovën dhe Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transferimeve të Kosovës. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Johannes Stenbaek Madsen, kreu i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësues të ndërmarrjes rajonale të ujësjellësit, Hidromorava.
Fondet do të shkojnë për të ndërtuar një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura dhe për të rehabilituar, zgjeruar rrjetin ekzistues të ujërave të ndotura dhe kanalizimet në komunën e Gjilanit. BERZH-i dha një kredi prej 10 milionësh për projektin në vitin 2019. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) po jep një tjetër kredi prej 10 milionësh eurosh.
Pasi të ndërtohet, impianti i ri i trajtimit do të reduktojë ndjeshëm ndotjen që vjen nga ujërat e ndotura që derdhen në lumenjtë e afërt dhe do t’u sigurojë akses banorëve të Gjilanit në ujë më të pastër. Gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe shëndetit publik, duke zbutur efektet e ndryshimeve klimatike në sektorin e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura në Kosovë.
Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe anëtarësimin në BE në të gjithë Ballkanin Perëndimor duke ofruar financa dhe asistencë teknike për investime strategjike. Është një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.
Burimi: WBIF
Fotografitë: WBIF