Java e Mundësive të BE-së - Zbuloni se çfarë ju ofron BE-ja News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

27/04/2023

Java e Mundësive të BE-së – Zbuloni se çfarë ju ofron BE-ja

Bashkimi Evropian iu ofron mundësi të ndryshme qytetarëve, institucioneve, shoqërive dhe organizatave serbe, duke filluar nga ndihma financiare e deri te udhëtimet falas dhe programet e shkëmbimit. Ky është mesazhi kryesor i Javës së Mundësive të BE-së – një aktivitet unik që do të zhvillohet nga data 15 deri në datën 21 maj në Beograd (Salla MTS), Niš (Hoteli Ambassador), dhe Novi Sad (Panairi Novi Sad). Java e Mundësive në BE organizohet bashkërisht nga Delegacioni i BE-së në Serbi dhe Qeveria e Republikës së Serbisë.

 

Në gjashtë ditë do të realizohen mbi 120 panele dhe seanca informuese, duke iu ofruar pjesëmarrësve mundësinë që të mësojnë se si të aplikojnë për programet, projektet, dhe fondet e BE-së. Sipërmarrës, biznesmenë, fermerë, studentë, nxënës, mësues, risiprurës, institucione, qeveri vendore, media, shoqata qytetare, dhe organizata të tjera do të paraqesin mundësi të shumta.

 

Folës të ndryshëm do të analizojnë tema ekonomike dhe do të japin informacione specifike rreth fondeve në fusha të ndryshme, si: biznesi, risitë, arsimi, kultura, dhe segmente të tjera bashkëpunimi. Java e Mundësive në BE do të përmbyllet duke pasur në vëmendje bujqësinë, dhe seancat do të zhvillohen gjatë Panairit Bujqësor të këtij viti në Novi Sad.

Lexoni më shumë

Burimi: Delegacioni i BE-së në Serbi

Fotografitë: Delegacioni i BE-së në Serbi

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.