BE-ja në Kosovë i bashkohet Ministrisë së Drejtësisë në fushatën 16 Days of Activism against Gender-Based Violence
BE-ja në Kosovë i bashkohet Ministrisë së Drejtësisë në fushatën 16 Days of Activism against Gender-Based Violence
Për të ndihmuar rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e parandalimit dhe raportimit të çdo lloj forme të dhunës gjinore, BE-ja në Kosovë, Zvicra dhe UNDP-ja bashkuan forcat me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe OJQ-në Integra, për realizuar fushatën e këtij viti 16 Days of Activism against Gender-Based Violence.
Kjo fushatë globale, që nisi në vitin 1991, tradicionalisht zhvillohet nga 25 nëntori, International Day for the Elimination of Violence against Women, deri në 10 dhjetor, International Human Rights Day, dhe trajton të gjitha format e dhunës ndaj grave, përfshirë këtu dhunën seksuale dhe në familje ndaj grave dhe vajzave.
Kjo fushatë do të përfshijë një numër të madh komunikimesh dhe aktivitetesh informuese në Kosovë, të koordinuara nga Ministria e Drejtësisë, të tilla si tryeza të rrumbullakëta me gjykatës, prokurorë, gra dhe vajza, vizita bashkiake, shfaqje teatrore, spote publicitare dhe mesazhesh të projektuara në godinat e qeverisë.