BE-ja në Kosovë ndihmon luftën kundër korrupsionit, duke mbështetur përpjekjet për informimin e publikut rreth Anti-Corruption Agency News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

21/12/2022

BE-ja në Kosovë ndihmon luftën kundër korrupsionit, duke mbështetur përpjekjet për informimin e publikut rreth Anti-Corruption Agency

Anti-Corruption Agency, mbështetur nga BE-ja në Kosovë, ka nisur një fushatë për informimin e publikut, që promovon rolin e saj në kontrollin e deklarimit të pasurive të zyrtarëve, parandalon  konfliktet e interesit dhe heton raportimet sinjalizuese. Fushata, me sloganin “for a corruption-free Kosovo”, që i bën thirrje publikut ta denoncojë korrupsionin,po ndërmerret menjëherë pas miratimit të ligjeve të reja që fuqizojnë mandatin e Agjencisë, duke i dhënë fuqi dhe detyra shtesë, përfshi këtu sanksionimin e drejtpërdrejtë të zyrtarëve dhe vlerësimin  anti-korrupsion të legjislacionit.

 

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë, fushata do të përfshijë pesë video dhe një broshurë me informacion rreth mandatit të Agjencisë, mënyrat se si publiku mund ta raportojë korrupsionin, si dhe gjobat e sanksionet me të cilat mund të përballen zyrtarët dhe institucionet nëse nuk respektojnë ligjin. BE-ja në Kosovë po punon me institucionet legjislative dhe ekzekutive  për të ndihmuar në përafrimin e ligjeve dhe praktikave të vendit me  ato të BE-së, si pjesë e procesit të integrimit në BE.

Lexoni më shumë (Read more)

Burimi: EU Office in Kosovo

Fotografia: EU Office in Kosovo

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.