Ambasadori i BE-së viziton Bashkinë e Kolashinit: 9 milionë Euro për problemet infrastrukturore të Kolashinit
Ambasadori i BE-së viziton Bashkinë e Kolashinit: 9 milionë Euro për problemet infrastrukturore të Kolashinit
Projektet e shumta me të cilat Bashkimi Evropian mbështet Bashkinë e Kolashinit dhe mënyrat se si mund të vazhdohet kjo mbështetje ishin temat e trajtuara gjatë vizitës së shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, në Kolashin. Ambasadorja Oana Cristina Popa takoi kryetarin e bashkisë, Vladimir Martinovic, dhe përfituesit e fondeve të BE-së nga zona e Bashkisë së Kolashinit. Ata diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për komunitetin lokal dhe për mundësitë e përpjekjeve të përbashkëta për të ndihmuar popullsinë lokale dhe zhvillimin e Kolashinit.
Ambasadorja Popa tha se aksesueshmëria e duhur dhe infrastruktura e besueshme e transportit janë thelbësore për ekonominë në rritje të Kolashinit, veçanërisht për turizmin, duke deklaruar se Bashkimi Evropian i ofron mbështetje Bashkisë për çdo segment të zhvillimit. Bashkimi Evropian investoi mbi 9 milionë euro për rindërtimin e dy segmenteve të hekurudhës Beograd-Tivar në territorin e Bashkisë dhe një shumë e njëjtë u akordua për problemet infrastrukturore të qytetit. “Për sa i përket infrastrukturës komunale, që është e nevojshme, si për të përmirësuar cilësinë e jetës së popullsisë lokale, ashtu dhe për t’i shërbyer numrit në rritje të vizitorëve, BE-ja ka akorduar gati 9 milionë euro për ta ndihmuar Bashkinë të përmirësojë sistemin ujësjellës dhe të ndërtojë një impiant trajtimi të ujërave të ndotura dhe një rrjet të ujërave të zeza”, shpjegoi Popa.
Ambasadori Popa vizitoi edhe resortin e zotëruar nga shteti të skive, Kolashin 1600, dhe i ftoi të gjithë ata që kanë mundësi, që të përfitojnë nga sezoni me temperatura të ulura të dimrit për të shijuar pistat e skive dhe mikpritjen e kolashinasve. Ambasadorja Popa tha se mbështetja e BE-së për përpjekjet e komunitetit lokal për ta bërë Kolashinin një vend edhe më të këndshëm për të jetuar dhe për t’u vizituar do të vazhdojë.
Burimi: EU Delegation to Montenegro
Fotografitë: EU Delegation to Montenegro