Eficienca e energjisë në Sarajevë në pamje News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

9/06/2023

Eficienca e energjisë në Sarajevë në pamje

Një ekspozitë fotosh u prezantua deri në fund të majit afër bregut të lumit të Sarajevës si pjesë e projektit ” Energy efficiency in public buildings of the Canton of Sarajevo “. Ekspozita prezanton rezultatet e fazës së parë të projektit të përfunduar me sukses, gjatë së cilës u rinovuan 15 godina publike në Sarajevë. Ata përfshinë shkollat dhe kopshtet si dhe Qendrën Shëndetësore Ilidža. Si rezultat i investimeve në izolimin termal, duke instaluar ndriçues LED dhe duke zëvendësuar burimet e energjisë, emetimet e CO2 -së priten të përgjysmohen. Me cilësi të lartë të ngrohjes dhe ftohjes, përdoruesit e këtyre godinave publike do të ndihen më rehat dhe konsumimi i përgjysmuar i energjisë përkthehet në një kursim i konsiderueshëm në buxhetin e Kantonit të Sarajevës. Projekti është financuar nga Programi i Eficienës së Energjisë Rajonale (REEP), një produkt investimi nga Plani Ekonomik dhe Investimi për Ballkanin Perëndimor 2021-2027.

 

Punimet në objektet ishin financuar nga Bashkimi Evropian me 2 milionë euro grant dhe kredinë prej 8 milionësh nga BREZH-i. Qeveria Austriake dha fonde për asistencë teknike. Projekti është pjesë e Planit të Veprimit të BRZH-it “Qytetet Ekologjike” për Sarajevën. Ekspozita ishte e vendosur përballë Akademisë së Arteve të Bukura në Sarajevë, ku qytetarët mund të vizitonin atë nga 16 deri në 29 Maj.

 


Ekspozita ishte hapur zyrtarisht nga Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Nihad Uk, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të Ambasadës Austriake në Bosnje dhe Hercegovinën dhe BERZH-it.

Read more (Lexoni më shumë)

Burimi: WBIF

Fotografitë: WBIF

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.