3.6 milionë € për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

6/07/2023

3.6 milionë € për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Mbështetja për kujdesin shëndetësor dhe përfshirjen sociale dhe kulturore, si dhe promovimi i turizmit, janë qëllimi i programit të ri të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja trepalëshe është nënshkruar sot në Nish, në kuadër të Opportunity Week të BE-së, nga ministrja e Integrimit Evropian Tanja Miščević, Zëvendës Kryeministri Bojan Maričić dhe Kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi Emanuele Giaufret. Ky është programi i dytë i bashkëpunimit ndërkufitar mes këtyre dy shteteve. Buxheti i përgjithshëm i programit të miratuar nga Komisioni Evropian më 3 qershor 2022 arrin në 9.7 milionë €, nga të cilat 8.4 milionë € janë të bashkëfinancuara nga BE-ja. Kjo është më shumë se dyfishi i fondeve në krahasim me perspektivën e mëparshme financiare shtatëvjeçare. Marrëveshja Trepalëshe korrespondon në alokime dyvjeçare në vlerë totale prej 3.6 milionë €, të cilat do të plotësohen në një fazë të mëvonshëm të Programit në mënyrë që të mund të shfrytëzohen fondet e përgjithshme të BE-së të llogaritura për të gjithë programin.

 

Pritet që, falë Programit, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social për grupet e cenueshme do të jenë më të aksesueshëm për qytetarët, si dhe të ketë më shumë përmbajtje kulturore për të gjithë banorët e territorit ku zbatohet Programi. Zhvillimi i turizmit ndërkufitar dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në të dy anët e kufirit do të rrisë ndjeshëm numrin e vizitave të turistëve dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të turistëve në zonën kufitare. Zona e këtij programi bashkëpunues ndërkufitar përfshin rrethet e Jabllanicës dhe Pçijës në Serbi dhe rajonin verilindor dhe një pjesë të rajonit të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, me rreth 850,000 banorë në të dy vendet.

Read more (Lexoni më shumë)

Burimi: Delegacioni i BE-së në Serbi

Fotografitë: Delegacioni i BE-së në Serbi

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.