Chopin Piano FEST në Kosovë me emra të mëdhenj të Muzikës Klasike News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

13/05/2022

Chopin Piano FEST në Kosovë me emra të mëdhenj të Muzikës Klasike

Një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës klasike në Kosovë, Chopin Piano FEST Prishtina, u hap këtë vit në Ditën e Evropës, 9 maj, me një koncert nga pianisti me famë botërore Martin Garcia Garcia. Festivali do t’u sjellë dëgjuesve në Kosovë mbi 15 koncerte, masterklasa, seminare, garime për instrumentalistë dhe kompozitorë, si dhe aktivitete të tjera kulturore.

 

Një tipar tjetër i veçantë i edicionit të këtij viti të Chopin Piano FEST Prishtina është pjesëmarrja e festivalit në programin SYNERGY të mbështetur nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Creative Europe.

 

Edicioni i 12- i festivalit vazhdon të ftojë muzikantë të mëdhenj të japin shfaqje në Prishtinë. “Edhe këtë vit do të kemi pianistë të mirënjohur si François Dumont, Florian Uhlig dhe Stefan Vladar që do të luajnë në festival,” thotë prof. Lejla Haxhiu Pula, Presidente e festivalit dhe Drejtuese Artistike .

 

Festivali mbaron më 8 qershor.

Lexoni më shumë

Burimi: Europe House Pristina

Fotografitë: Europe House Pristina

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.