Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Hapen thirrjet për aplikimet për 2023 EU Award për integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Thirrja për aplikimet për EU Award të pestë për integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi është e hapur deri më 15 mars 2023. Edicioni i sivjetshëm i çmimit i kushtohet dimensionit të gjithëpërfshirjes së romëve në agjendën digjitale dhe ekonominë e gjelbër, që përfaqësojnë mundësi të reja për përmirësimin e pozitës në rajon të grave dhe burrave vulnerabël romë në të ardhmen.
Çmimi i BE-së për Integrimin e Romëve i 2023-shit do të promovojë iniciativat private ose publike nga aktorët e ndryshëm përkatës romë dhe jo romë – institucione publike, kompani dhe biznese private, punëdhënës, mësues dhe organizata të shoqërisë civile – për të rritur rolin e romëve, si për vënien në zbatim, ashtu dhe për përfitimin nga ekonomia e gjelbër dhe agjenda digjitale.
Integrimi i romëve vijon të jetë prioritet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së dhe Komisioni Evropian i është përkushtuar mbështetjes dhe njohjes së punës së bërë nga institucionet publike, kompanitë private, bizneset (duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm te punëdhënësit dhe individët, si mësuesit dhe aktorët e kujdesit shëndetësor) dhe organizatat e shoqërisë civile rome dhe jo rome që ndihmuan dhe arritën përparime domethënëse, rezultate konkrete të qëndrueshme dhe ndryshime pozitive.
Çmimi i 2023-shit konfirmon dhe përkushtimin e BE-së ndaj mbështetjes dhe njohjes së bërë për integrimin e Romëve. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave rome në fushën e punësimit është një dimension i rëndësishëm.
Çmimi i BE-së për integrimin e romëve synon të nxisë përkushtimin dhe mbështetjen politike për gjithëpërfshirjen e romëve në Ballkan dhe Turqi. Çmimi i këtij viti është edicioni i pestë që do të vërë në pah ekonominë e gjelbër dhe agjendën digjitale. Edicioni i parë i çmimit njohu rolin e rëndësishëm që luajnëorganizatat e shoqërisë civile që punojnë për integrimin e romëve. Edicioni i dytë promovoi gjithëpërfshirjen, integrimin dhe fuqizimin e të rinjve romë. Edicioni i tretë iu dedikua “heronjve të Panjohur”, grave rome që kanë përmirësuar integrimin social të romëve ose kanë shkaktuar ndryshime pozitive për komunitetet e tyre nëpërmjet punësh dhe përkushtimit të tyre.
Edicioni i katërt iu dedikuapersonave të jashtëzakonshëm që promovojnë barazinë nëpërmjet punësimit.
Çmimi financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Roma Active Albania.
Aplikimet duhet të dorëzohen deri në 15 mars, 2023.
Burimi: European Union
Fotografitë: European Union
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.