Forumi i 7-të i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit
Forumi i 7-të i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit
Komisionerja Evropiane për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira, hapi sot Forumin e 7-të vjetor të EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region(EUSAIR) me një video-mesazh. Forumi dy-ditor, i cili do të mbahet në Tiranë nga Presidenca Shqiptare e EUSAIR, do të përqendrohet në çështje të tilla si sfidat e sigurisë energjetike dhe ndryshimit klimatik, transportit, mundësitë e investimeve në makro-rajonet Adriatik dhe Jon dhe lehtësimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Komisionerja Ferreira u shpreh: “Jam e lumtur që Forumi Vjetor EUSAIR po zhvillohet gjatë Vitit Evropian të Rinisë në Kryeqytetin Evropian të Rinisë, Tiranë. Të rinjtë janë faktori kryesor për bashkëpunimin rajonal, pajtimin e ndërtimin e paqes dhe i inkurajoj për formimin e Këshillit të Rinisë EUSAIR në mënyrë që të rinjtë që jetojnë në makro-rajonet Adriatik dhe Jon të munden të shkëmbejnë mendime rreth sfidave të tyre dhe të flasin për të ardhmen.”
Takimi Ministror i EUSAIR do të miratojë ‘Tirana Declaration’ për të shprehur kryesisht solidaritetin e tyre për Ukrainën, duke dënuar pushtimin nga Rusia, dhe duke i bërë thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e pranimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë eventit, ‘EUSAIR Young business model Popri’ do të shpërblehet për idetë më të mira sipërmarrëse në mesin e të rinjve nga makro-rajoni Adriatik-Jon.
EUSAIR, lançuar në tetor të vitit 2014, mbulon një makro-rajon prej më shumë se 70 milionë banorësh në katër shtete anëtare (Kroacia, Greqia, Italia, Sllovenia) dhe gjashtë vendeve jo anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe San Marino), ndër të cilat pesë janë nga Ballkani Perëndimor, duke bashkëpunuar për të kapërcyer sfidat e përbashkëta në katër shtylla: ‘Blue Growth’, ‘Connecting the Region’ (Transporti dhe Energjia), ‘Environmental Quality’ dhe ‘Sustainable Tourism’. Shihni programin e eventit.
Burimi: European Union
Fotot nga: European Union