Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / 25 familje të zhvendosura marrin çelësat e shtëpive të reja të RHP-së në Orasje, Bosnje dhe Hercegovinë
Gjendja në Orašje, Bosnje dhe Hercegovinën (BiH) ishte po aq e këndshme sa moti sot, pasi 25 apartamente të reja të Programit Rajonal të Strehimit (RHP) iu dorëzuan familjeve më të cenueshme të zhvendosura. RHP-ja do të përfundojë në qershor të vitit 2023, në një kohë kur do të ketë dorëzuar me sukses shtëpitë afërsisht për 34 000 njerëz.
Përveç vetë përfituesve, në këtë ngjarje mori pjesë Sevlid Hurtić, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatëve të Bosnje-Hercegovinës; Gianluca Vannini, Shef i Operacioneve, Seksioni për Zhvillim Social, Shoqëri Civile dhe Bashkëpunim Ndërkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në BiH; Esad Ivojević, sekretar në Ministrinë Federale të Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve të BiH; Marijan Oršolić, kryetar i Komunës së Orašje-s; Sanja Hamidović, menaxhere e programit në Delegacionin e BE-së në BiH, dhe ndër të tjera Svjetlana Mujezinović, Zyrtare për të Drejtat e Njeriut në OSBE në BiH.
Në emër të Bashkimit Evropian, donatori më i madh i RHP-së Gianluca Vannini u shpreh se është i nderuar të ndajë gëzimin e familjeve të pranishme. “Mbas jetesës në strehimin e përkohshëm, ata do të jenë në gjendje të gjejnë paqe dhe siguri në shtëpitë e tyre të reja dhe kushte të mira jetese,” tha ai. “
Së fundi, një nga përfituesit, Kristijan Jukić, po ashtu mori rastin për të falënderuar, në emër të 25 familjeve, donatorët të RHP-së, organizatat partnere zbatuese, institucionet kombëtare dhe vendore.
Burimi: RHP
Fotografitë: RHP
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.