Shpallet konkursi për Young European Heritage Makers 2022

Shpallet konkursi për Young European Heritage Makers 2022
Young European Heritage Makers është një konkurs për të rinjtë e Evropës, duke përfshirë të rinjtë nga Ballkani Perëndimor. Është një mundësi për ta eksploruar mjedisin e tyre, për të identifikuar pjesët më interesante të trashëgimisë së tyre dhe për t’ia prezantuar botës.
Ky konkurs duhet të inkurajojë të rinjtë që të kuptojnë konceptin e trashëgimisë dhe të shprehin pikëpamjet e tyre. Tema e këtij viti është “Sustainable Heritage”.
Konkursi është pjesë e European Heritage Days. Me nga 70,000 evenimente të organizuara çdo vit në shtetet evropiane nënshkruese të European Cultural Convention dhe afro 30 milionë vizitorë, ky veprim i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe i Komisionit Evropian është një shembull i veçantë i një iniciative bazë të organizuar dhe të ndjekur nga miliona njerëz që jetojnë në Evropë.
Burimi: Creative Europe
Fotot nga: Council of Europe