Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë po ndryshon me hapa të shpejtë, kryesisht për shkak të kërkesës gjithmonë e më në rritje dhe zgjidhjeve që po ofrojnë kompanitë. Nivelet e larta të përdorimit të internetit po japin rezultate për Kosovën, veçanërisht për rininë e saj dhe bizneset në zhvillim (TIK).
Në vitin 2021, Eurostat-i raportoi se 96% e grupmoshës 16-74 vjeç së popullsisë në Kosovë , kishte përdorur internetin në tre muajt në vazhdim, gjë që e rendit Kosovën ndër të parat në rajon për përdorimin e internetit, madje disa pikë më lart se mesatarja e Bashkimit Evropian. Ky kontekst është një parakusht për përparimin e transformimit digjital të shumë shërbimeve në shoqëri, por jo domosdoshmërisht vetëm në Kosovë. Shumë kompani të vendosura në kryeqytetin e Prishtinës po ofrojnë shërbime TIK në distancë për Evropën dhe Amerikën e Veriut. Në fakt, shumë prej tyre nuk kanë fare klientë vendas, një tipar ky që reflektohet te një studimi i Shoqatës së Informatikës STIKK, që konfirmon faktin se mbi 90% e këtyre shërbimeve eksportohen.
“Më parë, TIK-u konsiderohej si punë burrash, por tanimë kjo gjë po ndryshon me ritme të shpejta.”
Iliriana Ibraj, LinkPlus
Zvogëlimi i hendekut digjital gjinor
Një efekt i rritjes të tij të mirëpritur është fakti që po ofron punësim për një shoqëri të goditur nga papunësia dhe se këto punë po ndalojnë emigrimin e të rinjve nga Kosova. Sektori po bëhet gjithmonë e më shumë gjithëpërfshirës.
Gratë po e gjejnë veten në qendër të sektorit, duke filluar që nga pozicionet teknike të zhvillimit e deri tek menaxhimi dhe politikë-bërja në TIK. Një shembull është edhe Iliriana Ibraj, e cila drejton sektorin e rritjes të biznesit të LinkPlus-it, një ndër kompanitë pionere, që eksporton shërbime prej thuajse një dekade.
“Më parë, TIK-u konsiderohej si punë burrash, por tanimë kjo gjë po ndryshon me ritme të shpejta,” thotë Ibraj, e cila shton se ndihet mirë në këtë sektor, nga ku mund të ofrojë një këndvështrim tjetër. Gratë përbëjnë më shumë se një të tretën e pesëdhjetë punëtorëve në biznesin e saj. “Numri në rritje i grave në TIK po ndryshon mentalitetin dhe stereotipat në vendin e punës, por edhe në lidhje me klientët, ku një pikëpamje që nuk vjen nga burrat mund të sjellë ndryshim.”
Mundësitë për të ndryshuar raportin e femrave që marrin pjesë në sektor fillojnë me edukimin, ku lëndët e STEM-it (Shkenca, Teknologjia, Energjia dhe Matematika) po rikthehen sërish si profesione që ofrojnë mundësi punësimi. Përveç universiteteve tradicionale, ekzistojnë edhe qendra inovacioni, nisma private dhe donatorë ndërkombëtarë që po sjellin sërish edukimin STEM te rinia. Një ndër to është edhe projekti i financuar nga BE-ja, që nxit konkurrencën e sektorit TIK në Kosovë dhe që ka trajnuar rreth 100 mësues dhe 1,000 studentë. Shumica e pjesëmarrësve janë certifikuar për zhvillimin e faqeve të internetit, sigurinë kibernetike dhe gjuhët e programuara, të cilat nevojiten për t’u punësuar në vendet e lira të punës në TIK.
Elementi tjetër i punës së projektit me sektorin është fuqizimi i lidhjeve me kompanitë me qendër në Bashkimin Evropian.
“Një nga strategjitë tona të rritjes vjen nga besimi se mund të zgjerohemi së bashku me partnerët e ardhshëm brenda BE-së.”
Iliriana Ibraj, LinkPlus
TIK-u eliminon kufijtë
Shërbimet më popullore të eksportit të kompanive të vendosura në Kosovë përfshijnë konsultime rreth Teknologjisë së Informacionit, zhvillimin e dizajnit të faqeve të internetit, shërbimet celulare dhe e-tregtinë. LinkPlus ua ofron këto shërbime klientëve që operojnë brenda BE-së, por edhe atyre në tregjet e Amerikës së Veriut. E ardhmja e kompanisë, që po kërkon të bashkëpunojë me kompanitë e tjera që kohët e fundit kanë marrë pjesë në mbledhjet biznes-biznes, duket e sigurt.
“Një nga strategjitë tona të rritjes vjen nga besimi se mund të zgjerohemi së bashku me partnerët e ardhshëm brenda BE-së,” shpjegon ajo. “Kemi përcaktuar kontaktet fillestare, duke u përqendruar te sektorët ku jemi specializuar dhe tanimë zotërojmë më shumë njohuri për tregjet dhe pjesëmarrësit kryesorë.” Ajo thotë se është e kënaqur me prezantimet fillestare të mundësisë për investime në Kosovë, ku përfshin edhe rininë e Kosovës, klimën e të bërit biznes, afërsinë me vendet e BE-së, përdorimin e euros si monedhë dhe marrëdhëniet miqësore me klientët, të cilët i sheh si tiparet përcaktuese të shoqërisë së saj.
Ajo gjithashtu tha se angazhohet edhe për përmirësimin e pozicionit të grave, si mision personal, dhe se përdor nismën “DigiWomen”, ku është anëtareje bordi, si një platformë që bashkon gratë në Teknologjinë e Informacionit e që funksionon si model për t’u ndjekur. “Nëse duam të arrijmë barazinë gjinore, gjëja më e rëndësishme është të jemi shembulli i frymëzimit të brezave të rinj: ndryshimi duhet të burojë nga ne në mënyrë që të përmirësohet shoqëria.”
Lidhur me projektin
Qëllimi kryesor i projektit të Mbështetjes së BE-së për Konkurrencën e Sektorit të TIK-ut në Kosovë është të nxisë konkurrencën e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës, duke ndihmuar zgjerimin e sektorit TIK të Kosovës që do të sjellë rritje dhe hapje vendesh të reja pune.
Projekti gjithashtu synon të jetë ura lidhëse midis aftësive të biznesit digjital dhe tradicional në një mënyrë të qëndrueshme që plotëson nevojat e tregut dhe nxit konkurrencën mes tregjeve digjitale dhe tradicionale të Kosovës, si dhe të rrisë eksportin e bizneseve të TIK-ut dhe bizneseve tradicionale në Kosovë, nëpërmjet përdorimit të TIK-ut.
Photo credits: Kosovo ICT Support, LinkPlus

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!