Klara Šovagović dhe Josip Lukić fitojnë çmimin Zemra e Sarajevës për filmin më të mirë studentor
Klara Šovagović dhe Josip Lukić fitojnë çmimin Zemra e Sarajevës për filmin më të mirë studentor
Regjisorët e rinj kroatë Klara Šovagović dhe Josip Lukić fituan çmimin Zemra e Sarajevës për Filmin më të Mirë Studentor në Festivalin e 28-të të Filmit në Sarajevë, me filmin e tyre Nuk Është Ftohtë për Mushkonjat. Çmimi, pajtori i së cilit ishte Regional Cooperation Council (RCC), u prezantua gjatë ceremonisë mbyllëse të festivalit.
Zemra e Sarajevës për Filmin më të Mirë Studentor, e përkrahur nga RCC-ja, synon të promovojë filma të krijuar nga studentët që vijnë nga shkollat rajonale të filmit, fakultetet dhe akademitë e arteve. Me këtë seksion të programit të konkursit, Festivali i Filmit në Sarajevë ofron një platformë të re për trajnimin e profesionistëve të talentuar të filmit, që në hapat e parë të karrierës së tyre. Fokusi është te filmat artistikë, dokumentarët dhe filmat e animuar me kohëzgjatje deri në 60 minuta, që janë krijuar gjatë procesit të mësimit në shkollat rajonale të filmit.
Që nga prezantimi i tij në vitin 2017, RCC-ja ka sponsorizuar çmimin Zemra e Sarajevës për Filmin më të Mirë Studentor të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Laureatët e mëparshëm të çmimit janë: Alexandru Mironescu (Rumani) për Summer Planning në vitin 2021; Zeynep Dilan Süren (Turqi) për The Great Istanbul Depression në vitin2020; Nikola Stojanović, (Serbi) për Sherbet në vitin 2019; Hajni Kis (Hungari) për Last call në vitin 2018l; dhe Neven Samardžić (Bosnja dhe Herzegovina) për Clean në vitin 2017.
Burimi: RCC
Fotot nga: RCC