Studimet tregojnë ndikimin e COVID-19 te grupet e cenueshme në Mal të Zi
Studimet tregojnë ndikimin e COVID-19 te grupet e cenueshme në Mal të Zi
Dy organizata joqeveritare (OJQ) kanë punuar së bashku me një shoqatë të prindërve të fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuara zhvillimore për të kryer studime mbi ndikimin e pandemisë COVID-19. Organizatat u përqendruan te fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta arsimore, si dhe fëmijët dhe prindërit e grupeve të tjera të cenueshme në Mal të Zi. Rezultatet e këtij bashkëpunimi ndërmjet Shoqatës Path të Prindërve, OJQ-së Fëmijët e Malit të Zi nga Tuzi dhe OJQ-së Impuls nga Nikšić u prezantuan në Europe House në Podgoricë.
Të dhënat nga kampioni prej 1,055 të anketuarish tregojnë se pandemia pati një ndikim negativ në cilësinë e të nxënit, zakonet e punës, përvojën shkollore dhe qëndrimin e mësuesve. Ka pasur stanjacion zhvillimor dhe akademik, madje edhe regres. U shfaqën pasiguri, te cilat u shoqëruan me rënie të iniciativës, motivimit, vëmendjes dhe qëndrimit ndaj detyrimeve. Ndikimi në arsim pasqyrohet kryesisht në aspektin e socializimit, zakoneve të punës, cilësinë e të nxënit dhe statusin socio-emocional.
Për mësuesit, sfida më e madhe lidhej me përshtatjen, organizimin e jetës dhe punës, dhe njohuritë e kompetencat në teknologjinë e informacionit (veçanërisht për mësuesit nga veriu i vendit). Për sa u përket prindërve, aspekti më kërkues ishte ndërthurja e detyrimeve familjare dhe të punës, duke komplikuar dhe shumëfishuar rolet e tyre (prind-mësues-lehtësues).
Studimi u zhvillua në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja me titull ““Professional and timely provision of services after COVID.”
Burimi: Europe House Podgorica
Fotot nga: Europe House Podgorica