Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Projekti TACSO 3 i financuar nga BE-ja njoftoi EU-Western Balkans and Turkey Civil Society Forum 2022 dhe fton drejtuesit e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe aktivistët me përvojë të shoqërisë civile, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve për të aplikuar si kontribues në seancat e Forum dhe si pjesëmarrës të eventit.
The Civil Society Forum 2022 (Forum ’22) do të mbahet më 8 dhe 9 qershor si një event hibrid drejtpërsëdrejti dhe virtual. Një numër i limituar prej 120 pjesëmarrësish do të përzgjidhen për pjesëmarrjen drejtpërsëdrejti që do të mbahet në Shkup. Pjesëmarrja në internet do të lejojë pjesëmarrje më të madhe nëpërmjet videove në të gjitha sesionet e Forum ’22.
Forum ‘22 do të mbledhë përfaqësues të shoqërisë civile (duke përfshirë organizatat jofitimprurëse të mediave), autoritete publike, përfaqësues të BE-së, donatorë dhe palë të tjera të interesuara në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Do të diskutohen situatat aktuale për OJQ-të në rajon, si dhe veprimet e përbashkëta nga ana e BE-së, autoritetet publike dhe shoqëria civile që do të trajtojnë sfidat e identifikuara.
Qëllimi kryesor i Forum ‘22 është lançimi, prezantimi dhe ndjekja e Guidelines for Support to Civil Society in the Enlargement region (2021-2027) e BE-së, për të cilat ka pasur bisedime të gjera me shoqërinë civile në dy vitet e fundit dhe të cilat janë rishikuar në bazë të reagimeve të marra dhe zhvillimeve të reja.
Burimi: TACSO
Fotot nga: TACSO
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!