Dymbëdhjetë shtëpi në zonat rurale iu dorëzuan përfituesve të Programit Rajonal të Strehimit në Serbi News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

21/02/2022

Dymbëdhjetë shtëpi në zonat rurale iu dorëzuan përfituesve të Programit Rajonal të Strehimit në Serbi

Aktet e 12 shtëpive në zonat rurale iu dorëzuan familjeve refugjate në komunën e Vrbas në Serbi. Shtëpitë ishin blerë sipas Programit Rajonal të Strehimit (RPH) në Serbi.

 

Duke falenderuar të gjithë palët e interest të PRS-së për shtëpinë e saj të re, Mirjana Šišić u shpreh, “Shtëpia ka punime të reja prej druri. Përballë shtëpisë, ndodhet një stol ku ulem kur moti është i mirë. Pas shtëpisë, gjendet një kopësht i bukur, ku do të mbjell perime dhe lule. Shtëpia është e banueshme dhe kjo ështe gjithcka që më duhet.”

 

Në ngjarjen ku u dorëzuan aktet morën pjesë përfaqësues të komunës së bashku me Nemanja Starović, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme; Derek George, Zëvendëskryetari i Bashkëpunimit në Ambasadën Zvicerane në Serbi; Vladimir Cucić, Komisioneri Serb për Refugjatët dhe Migracionin, dhe Violeta Samardžić, përfaqësuese e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ata gjithashtu përfituan mundësinë për të vizituar një ndërtesë të PRS-së në Vrbas, ku 14 apartamente janë aktualisht në ndërtim.

 

Bashkimi Evropian është donatori më i madh i Programit Rajonal të Strehimit, me donatorë të tjerë kryesorë si Gjermania, Italia, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë

Burimi: RHP

Foto nga:  RHP

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.