Njihuni me Ariun e famshëm nga Mali i Zi | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Njihuni me Ariun e famshëm nga Mali i Zi

Habitati i vyer i ariut të murrmë shtrihet përgjatë Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Nëpërmjet të punuarit për një projekt ndërkufitar, shkencëtarët kanë arritur të mësojnë gjëra të reja rreth këtyre krijesave ikonike.

SCROLL DOWN

Borko është vetëm pesë vjeç, por tashmë është i famshëm në Malin e Zi. Vitin e kaluar, ai u shfaq në mediat malazeze dhe ende ndiqet 24 orë në ditë, si të qe personazh televiziv i një reality show. Borko është një ari që po ndiqet dhe monitorohet për qëllime shkencore, si pjesë e projektit “Bear in Mind” të financuar nga BE-ja.

Borko u kap një vit më parë dhe ekipi i shkencëtarëve të projektit i vendosi një qafore me gjurmues GPS dhe transmetues satelitor dhe e lëshuan menjëherë pas kësaj. Transmetuesi përfshin një kartë që dërgon deri në shtatë mesazhe në ditë në qendrën e kontrollit duke përcaktuar koordinatat e vendndodhjes së tij. Në këtë mënyrë, ekipi i projektit është në gjendje të mësojë më tepër rreth lëvizjeve, ushqyerjes dhe zakoneve të tjera të tij.

“Një ditë, ai notoi tetë herë përmes liqenit Piva, që është një liqen shumë i madh. Nuk e dinim se një ari në moshë të re do të ishte në gjendje për diçka të tillë”.

Jasmin Murić

Jasmin Murić është koordinatori i projektit. Ai përshkruan të papriturat që kanë pasur prej lëvizjeve të Borko-s:“Një ditë, ai notoi tetë herë përmes liqenit Piva, që është një liqen shumë i madh. Ai është notar shumë i mirë. Nuk e dinim se një ari në moshë të re do të ishte në gjendje për diçka të tillë”, tha ai. Ai përshkruan një sjellje tjetër të veçantë të Borko-s: ai e kalon shumicën e kohës së tij në kanionet e thella të lumit Sushicë, ku ndoshta strehohet prej dimrave të ftohtë, pasi aty rryma e ajrit është më e dobët.

Puna ndërkufitare 

Numri i arinjve në zonën ku jeton Borko është shumë më i vogël se sa numri minimal për një popullatë të qëndrueshme dhe ata hasin një sërë kërcënimesh nga njerëzit. Kjo vjen për shkak të asaj që Jasmin e përshkruan si një perceptim i ekzagjeruar i rreziqeve të sulmeve nga arinjtë, humbjes së habitatit nga urbanizimi dhe ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, menaxhimi i fragmentuar ndërkufitar ka qenë sfidë në të shkuarën. Megjithatë, arinjtë nuk njohin kufij, ndaj është e rëndësishme që të krijohet partneritet me organizatat në Bosnje dhe Hercegovinë, për ndarjen e përvojave dhe hartimin e planeve të përbashkëta. Duke punuar përtej kufijve për monitorimin e arinjve dhe menaxhimin e habitatit të tyre, Jasmin është e sigurt se Borko dhe familja e tij në tërësi do të jetojnë më mirë.

Me ndihmën e të dhënave të përftuara nga gjurmuesi GPS i Borko-s, ekipi i Jasmin-ës po punon për hartimin e një plani të qëndrueshëm menaxhimi dhjetëvjeçar, që do të ofrojë një qasje strategjike për një mbrojtje më të mirë të kësaj specieje dhe mjedisit të saj. Për shembull, nëse Borko del rregullisht jashtë zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Durmitorit, ata mund të sugjerojnë zgjerimin e territorit të parkut. Nëse vërejnë se ai shkon në fshatra, atëherë mund të marrin masa për ndërgjegjësimin e banorëve vendas për të siguruar se arinjtë nuk do të kërcënohen nga kurthet. Duke punuar përtej kufijve për monitorimin e arinjve dhe menaxhimin e habitatit të tyre, unë besoj se Borko dhe familja e tij në tërësi do të jenë më të sigurt.

“Duke punuar përtej kufijve për monitorimin e arinjve dhe menaxhimin e habitatit të tyre, unë besoj se Borko dhe familja e tij në tërësi do të jenë më të sigurt”.

Jasmin Murić

Mbështetja te rezultatet e dobishme

Projekti nuk ka të bëjë vetëm me Borko-n, apo me ariun e murrmë. Ekipi po planifikon edhe kapjen dhe shënjimin e dy specieve vendase të zogjve: thëllëzës së malit dhe gjelit të egër bishtlirë. Kjo duhet të ndihmojë po ashtu me zbulimin e informacioneve thelbësore për të kuptuar zakonet dhe lëvizjet e tyre.

Aktualisht, Borko është në gjumë letargjik në një strofull. Jasmin dhe ekipi i tij presin që të zgjohet sërish nga fundi i muajit prill kur planifikojnë të vijojnë me ndjekjen e tij. Jasmin shpjegon se informacioni rreth llojit të habitatit që përdor ariu për gjumin letargjik dhe koha e nisjes së gjumit dimëror dhe e zgjimit janë gjithashtu të rëndësishme. “Këto të dhëna mund të na vlejnë që të arrijmë në disa përfundime rreth mënyrës se si ndryshimet klimatike lidhen me zakonet sezonale të ariut”.

Rreth projektit 

Projekti “Bear in Mind” zbatohet nga Qendra për Mbrojtjen dhe Vrojtimin e Zogjve nga Mali i Zi, në bashkëpunim me organizatat partnere nga Bosnje dhe Hercegovina. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA ndërmjet Bosnje dhe Hercegovinës – Malit të Zi 2014-2020.

Photo credits: Centre for the Protection and Research of Birds

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.