Po, ti mund ta kapësh Kanën! | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Po, ti mund ta kapësh Kanën!

Dizajneri i modës nga Sarajeva fiton mundësinë për të vizituar Festivalin e Filmit në Kanë në një konkurs për të apasionuarit të filmave.

SCROLL DOWN

Milan Senić, 39, është një dizajner mode profesionist nga Sarajeva. Milan i adhuron filmat, por zakonisht nuk ka kohë të shohë filma për shkak të punës së tij. Vitin e kaluar ai pa një njoftim në Facebook për një projekt të quajtur Sfida e Filmit Evropian.

Njoftimi ftonte audiencën të shikonte dhjetë filma evropianë në dhjetë javë në çdo lloj media të ligjshme. Pasi shikonin filmat, konkurrentët duhet të ndanin përvojën e tyre kinematografike në rrjetet sociale dhe të mblidhnin pikë. Konkurrenti që mblidhte numrin më të lartë të pikëve do të kishte mundësinë të merrte pjesë në një festival të madh filmi, me të gjitha kostot e mbuluar nga projekti.

 “Siç thonë: nëse do të bësh diçka, do ta gjesh kohën; nëse nuk e gjen, do të gjesh një justifikim.”

Milan Senić, dizejner mode

Një zakon i mirë
Milani vendosi të marrë përsipër sfidën dhe filloi të përzgjidhte dhe të shihte filma. Përpara sfidës ai ishte një nga ata persona që duan të shikojnë më shumë filma por që s’kanë kohë për to. “Sfida më ndihmoi t’i rikthehem zakonit të mirë të të parit të filmave rregullisht. Siç thonë: nëse do të bësh diçka, do ta gjesh kohën; nëse nuk e gjen, do të gjesh një justifikim.”

Milani e shijoi përvojën në konkurs, duke qenë se është admirues i madh i filmave evropianë. Duke kërkuar për filmat më të mirë evropianë, ai thotë se zbuloi shumë regjisorë dhe filma interesantë. Deri atëherë kishte preferuar kryesisht filmat spanjollë, italianë dhe francezë, por ai shprehet i kënaqur se gjatë sfidës pati mundësinë të zbulonte, për shembull, filma hungarezë që nuk i kishte parë kurrë.

Çmimi kryesor
Përpjekjet e tij patën rezultat. Milani pati fatin të fitonte konkursin dhe mundësinë të ishte pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë. “Kisha informacion për Kanën, por kur shkova atje u shokova kur pashë sa e bukur dhe e shtrenjtë ishte gjithçka. Ishte një përvojë e mrekullueshme të shihje gjithë atë madhështi dhe luks,” shprehet ai.

Për pjesën më të madhe të njerëzve në Kanë, Festivali është një udhëtim pune për t’u takuar me producentë, regjisorë dhe partnerë të tjerë të industrisë së filmit. Në këtë drejtim, Milani kishte avantazhin: ai nuk kishte gjë tjetër për të bërë përveçse të shijonte festivalin dhe të shihte filmat.

Por, ai pati edhe mundësinë të përfitonte profesionalisht duke vizituar festivalin. Kana është një festival filmi i famshëm, pjesë thelbësore e të cilit është edhe moda dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme ta shikoje të gjithin drejtpërdrejtë. “Ishte edhe një përvojë profesionale e dobishme, duke qenë se Kana është shumë e rëndësishme për industrinë e filmit dhe modës,” shprehet Milan.

“Ishte edhe një përvojë profesionale e dobishme, duke qenë se Kana është shumë e rëndësishme për industrinë e filmit dhe modës.”

Milan Senić, dizejner mode

Promovimi i filmave evropianë
Milan ishte vetëm një nga fituesit nga vendet pjesëmarrëse që ishin pjesë e projektit. Duke pasur parasysh suksesin e edicioneve të mëparshme, projekti arriti fazën e radhës në zhvillimin e audiencës dhe rritjen e komunitetit. Kjo përfshin zbatimin e katër ideve kryesore novatore: një program për influencuesit e filmit dhe platformën e kurimit të përmbajtjes, eventet për adhuruesit e kinemasë dhe studimin e tregut kinematografik që analizon të dhënat e mbledhura në konkurs. Vendet partnere përfshinë Bosnjë dhe Hercegovinën, Çekinë, Spanjën, Letonin, Lituaninë, Maqedoninë e Veriut, Portugalinë dhe Serbinë. Projekti i Sfidës së Filmit Evropian financohet nga Programi Creative Europe i Bashkimit Evropian që mbështet sektorin e kulturës dhe kreativitetit.

Photo Credits: Milan Senić

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.