Fushata MADE OF US mbërrin sot në Kosovë News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

25/04/2023

Fushata MADE OF US mbërrin sot në Kosovë

Made of Us – një fushatë “rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans mbërrin këtë javë në Kosovë. Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e veta përgjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtje online.

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë zhvilloi sot një drekë me median për të çelur rrugëtimin në Kosovë. Alessandro Bianciardi, Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mirëpriti dhe përgëzoi vlogerët për kontributin e tyre në promovimin e BE-së dhe Kosovës.

 

Vlogerët, Alb Muhaxhiri (@albfilmss) nga Kosova dhe Brian Rocca (@brianrocca) nga Holanda, e nisin sot rrugëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 25 prill dhe 1 maj, duke shpalosur të mirat që ofron Kosova, si dhe investimet e BE-së në rajon. Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, duke përfshirë dhe qytetin historik të Prizrenit, Bjeshkët e Rugovës, dhe Festivalet e Filmave, projektet Risiprurëse, si dhe bizneset turistike që mbështeten nga BE-ja. Disa nga projektet e financuara nga BE-ja që do të vizitojnë janë Labbox, një projekt që iu mundëson fëmijëve të eksperimentojnë me projekte të vogla inxhinierike dhe elektronike; Dokufest, një festival filmash i mirënjohur në mbarë botën; si dhe Balkan Natural Adventure, një shoqëri operatorësh turistikë që tërheq vizitorë nga e gjithë bota në Kosovë.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do të përqendrohet te një nga partnerët e WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Mos humbisni momentet më të spikatura të këtij rrugëtimi emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe 12 vlogerët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor në Instagram!

Lexoni më shumë (Read more)

Fotografitë: Arbër Gjoni

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.