BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Financimit prej 70 milionë Eurosh për Paketën e Ndihmës për Energjinë për Bosnjë dhe Hercegovinën News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

10/02/2023

BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Financimit prej 70 milionë Eurosh për Paketën e Ndihmës për Energjinë për Bosnjë dhe Hercegovinën

Komisioni Evropian ka nënshkruar dhe i ka dërguar Bosnjës dhe Hercegovinës Marrëveshjen e Financimit për Paketën e Ndihmës për Energjinë, me vlerë 70 milionë Euro, që do të ndihmojë familjet më të cenueshme të Bosnjës dhe Hercegovinës për të përballuar çmimet në rritje dhe për t’u ndihmuar për tranzicionin e energjisë.

 

Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të miratojnë dhe kundër-firmosë Marrëveshjen që të marrë transhin e parë të fondeve të alokuara prej rreth 63 milionë Eurosh. Para disbursimit të fondit, Bosnja dhe Hercegovina pritet të marrë një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për përparimin lidhur me vënien në zbatim të Planit të Veprimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës më 22 dhjetor 2022. Ky Plan Veprimi rendit masat që do të ndërmarrin autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës për përdorimin e fondeve nga Paketa e Ndihmës për Energjinë dhe mundëson tranzicionin e energjisë së vendit.

 

Paketa e Ndihmës për Energjinë për Ballkanin Perëndimor u shpall nga Presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në rajon në tetor 2022. Paketa alokon në total 1 miliard Euro për rajonin – 500 milionë Euro në formën e asistencës së menjëhershme dhe 500 milionë Euro si mbështetje afatmesme dhe afatgjatë.

Fotografitë: Delegacioni i BE-së në Bosnjë-Hercegovinë

Burimi: Delegacioni i BE-së në Bosnjë-Hercegovinë

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.