N.A.P.O.R. – the National Association of Youth Workers (Shoqata Kombëtare e Punonjësve të Rinj) – është një organizatë qeveritare në Serbi, që u themelua në 2009-n nga organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë në Serbi. Ata u nxitën që ta nisnin Shoqatën nga nevoja për të rritur cilësinë e programeve lidhur me të rinjtë. Specifikisht, ishte e nevojshme të vendoseshin standarde për edukimin joformal të të rinjve, duke mbështetur ata që trajnojnë të rinjtë dhe që punojnë me institucionet publike që kontribuojnë për fushën. Pas më shumë se dhjetë vjetësh, NAPOR-i është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në fushën e programeve rinore në Serbi dhe aktualisht numëron 48 organizata nën ombrellën e saj.
NAPOR-i kontribuon për fuqizimin e të rinjve në një sërë mënyrash. Këto përfshijnë sigurimin e standardeve të cilësisë ndërmjet anëtarëve të tyre nëpërmjet monitorimit të rregullt dhe proceseve të akreditimit të standardeve bazë të performancës; programe arsimore për punëtorët dhe drejtuesit rinorë, duke përfshirë një sërë modulesh trajnimi, si dhe nëpërmjet promovimit të etikës në punën me të rinjtë. Ky i fundit është një përbërës veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh problematikat lidhur me komunikimin në hapësirën digjitale. Përveç kësaj, organizata është e përfshirë gjerësisht për advokimin e njohjes së punës rinore në përgjithësi, në veçanti te institucionet publike, si ministritë, bashkitë dhe aktorët e tjerë që janë të përfshirë në mbështetjen e punës rinore.
“Ne jemi shumë profesionistë në fushën tonë, veçanërisht në lidhje me punën me të rinjtë. Por kuptuam që kishim probleme serioze në fusha të tilla si mbledhja e fondeve, gjenerimi i sistemeve që sigurojnë qëndrueshmëri për programet tona, si dhe menaxhimi i zyrës dhe komunikimi profesional i ndikimit tonë tek audienca më e gjerë dhe palët e interesit.”
Nedeljka Ivošević, menaxhere komunikimi, NAPOR
Nedeljka Ivošević, është menaxhere komunikimi në NAPOR. Ajo shpjegon se me rritjen e natyrshme të organizatës, filluan të shfaqen vështirësi dhe mangësi të mëdha, sidomos në lidhje me qëndrueshmërinë afatgjatë dhe aftësitë e komunikimit të korporatës. “Ne jemi shumë profesionistë në fushën tonë, veçanërisht në lidhje me punën me të rinjtë. Por kuptuam që në fusha të tilla, si mbledhja e fondeve, gjenerimi i sistemeve që sigurojnë qëndrueshmëri për programet tona, si dhe menaxhimi i zyrës dhe komunikimi profesional i ndikimit tonë tek audienca më e gjerë dhe palët e interesit kishim probleme serioze.” thotë Nedeljka.
Duke kërkuar mbështetje, NAPOR-i ra në kontakt me EU TACSO 3, projekt i financuar nga BE-ja që kontribuon për përmirësimin e kapaciteteve dhe forcimin e rolit të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Projekti EU TACSO 3 e mbështeti NAPOR-in me trajnime dhe mentorim, që ndikuan për përmirësimin e mbledhjes së fondeve dhe strategjisë së përgjithshme të financimit. Që nga bashkëpunimi me EU TACSO-n ato janë përmirësuar ndjeshëm. Organizata thotë se kanë përmirësuar komunikimin e tyre edhe me publikun masiv, institucionet publike dhe donatorët.
“Çështja kryesore për ne ishte se si t’ia përkthenim temat specifike dhe terminologjinë profesionale të punës audiencave që nuk kanë njohuri kontekstuale për këtë temë. Përpara EU TACSO-s, përdornim gjuhën teknike dhe burokratike të projektit, por falë mentorimit të përshtatur të shoqatës sonë nëpërmjet projektit EU TACSO 3, morëm ndihmë për përkthimin e këtij komunikimi në gjuhë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe të përbashkët që është e kuptueshme nga të gjithë, përfshirë anëtarët tanë dhe komunitetin më të gjerë të të rinjve. Bazuar te reagimet e përgjithshme, mund të them se mbështetja e EU TACSO 3, është një histori suksesi për ne,” thotë Nedeljka.
“Pa mbështetjen e projektit EU TACSO 3, nuk do të kishim qenë në gjendje të arrinim audienca të veçanta dhe të kishim një vizion të qartë për të ardhmen e shoqatës sonë.”
Nedeljka Ivošević, menaxhere komunikimi, NAPOR
Biljana Severinova, eksperte e komunikimit nga projekti EU TACSO 3, thotë se kanë vendosur ta mbështesin NAPOR-in për një sërë arsyesh. Një arsye është sepse NAPOR-i është organizatë që punon nga shumë afër me të rinjtë; shoqata punon për një koncept kombëtar të motivimit të të rinjve për të ndërmarrë iniciativa, duke u ofruar atyre aftësi dhe mjete që i fuqizojnë. Mbështetja e të rinjve është aktualisht në fokus të BE-së dhe do të vijojë të jetë për vitet në vijim. “Arsyeja tjetër është se NAPOR-i nuk është thjesht një organizatë, por edhe një shoqatë që jep inpute dhe ndihmë për shumë organizata të tjera. Ishte një model i mirë edukues për ne për zhvillimin e mëtejshëm të metodologjisë sonë të asistencës për të ardhmen,” thotë Biljana.
Nedeljka shpjegon se mbështetja e EU TACSO 3-shit ishte e rëndësishme për përmirësimin e performancës së përgjithshme të organizatës së tyre. Tani ata planifikojnë më mirë për të ardhmen dhe kanë një perspektivë më të mirë për zhvillimin. “Pa mbështetjen e projektit EU TACSO 3, nuk do të kishim qenë në gjendje të arrinim audienca të veçanta dhe të kishim një vizion të qartë për të ardhmen e shoqatës sonë.”
NAPOR-i planifikon të shtojë aktivitetet dhe mbështetjen për punën e të rinjve në Serbi. Organizata është aktualisht vetëm një shoqatë e organizatave për të rinjtë, por synon të zgjerohet dhe të transformohet më tej në një shoqatë profesionistësh të rinj, që synon individët që kanë ndikim dhe dije në fushën e punës së të rinjve.
Lidhur me projektin
Asistenca Teknike e BE-së për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (BE TACSO) është një projekt rajonal, i financuar nga Bashkimi Evropian, që përmirëson kapacitetin dhe rolin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC). Projekti ndihmon OSHC-të që të marrin pjesë aktive në proceset demokratike në rajon dhe stimulon një mjedis të favorshëm për shoqërinë civile dhe zhvillimin pluralist të medias.
Projekti po zhvillohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi. Projekti EU TACSO është pjesë e mekanizmit të BE-së për Lehtësimin e Shoqërisë Civile që ofron mbështetje për OSHC-të në ato vende që nuk janë ende pjesë e BE-së. OShC-të luajnë rol të rëndësishëm për BE-në, si aktorë kryesorë për mbështetjen e procesit të anëtarësimit të vendeve të tyre.
Photo credits: NAPOR
NAPOR-i kontribuon për fuqizimin e të rinjve në një sërë mënyrash. Këto përfshijnë sigurimin e standardeve të cilësisë ndërmjet anëtarëve të tyre nëpërmjet monitorimit të rregullt dhe proceseve të akreditimit të standardeve bazë të performancës; programe arsimore për punëtorët dhe drejtuesit rinorë, duke përfshirë një sërë modulesh trajnimi, si dhe nëpërmjet promovimit të etikës në punën me të rinjtë. Ky i fundit është një përbërës veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh problematikat lidhur me komunikimin në hapësirën digjitale. Përveç kësaj, organizata është e përfshirë gjerësisht për advokimin e njohjes së punës rinore në përgjithësi, në veçanti te institucionet publike, si ministritë, bashkitë dhe aktorët e tjerë që janë të përfshirë në mbështetjen e punës rinore.
Nedeljka Ivošević, është menaxhere komunikimi në NAPOR. Ajo shpjegon se me rritjen e natyrshme të organizatës, filluan të shfaqen vështirësi dhe mangësi të mëdha, sidomos në lidhje me qëndrueshmërinë afatgjatë dhe aftësitë e komunikimit të korporatës. “Ne jemi shumë profesionistë në fushën tonë, veçanërisht në lidhje me punën me të rinjtë. Por kuptuam që në fusha të tilla, si mbledhja e fondeve, gjenerimi i sistemeve që sigurojnë qëndrueshmëri për programet tona, si dhe menaxhimi i zyrës dhe komunikimi profesional i ndikimit tonë tek audienca më e gjerë dhe palët e interesit kishim probleme serioze.” thotë Nedeljka.
Duke kërkuar mbështetje, NAPOR-i ra në kontakt me EU TACSO 3, projekt i financuar nga BE-ja që kontribuon për përmirësimin e kapaciteteve dhe forcimin e rolit të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Projekti EU TACSO 3 e mbështeti NAPOR-in me trajnime dhe mentorim, që ndikuan për përmirësimin e mbledhjes së fondeve dhe strategjisë së përgjithshme të financimit. Që nga bashkëpunimi me EU TACSO-n ato janë përmirësuar ndjeshëm. Organizata thotë se kanë përmirësuar komunikimin e tyre edhe me publikun masiv, institucionet publike dhe donatorët.
“Çështja kryesore për ne ishte se si t’ia përkthenim temat specifike dhe terminologjinë profesionale të punës audiencave që nuk kanë njohuri kontekstuale për këtë temë. Përpara EU TACSO-s, përdornim gjuhën teknike dhe burokratike të projektit, por falë mentorimit të përshtatur të shoqatës sonë nëpërmjet projektit EU TACSO 3, morëm ndihmë për përkthimin e këtij komunikimi në gjuhë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe të përbashkët që është e kuptueshme nga të gjithë, përfshirë anëtarët tanë dhe komunitetin më të gjerë të të rinjve. Bazuar te reagimet e përgjithshme, mund të them se mbështetja e EU TACSO 3, është një histori suksesi për ne,” thotë Nedeljka.
Biljana Severinova, eksperte e komunikimit nga projekti EU TACSO 3, thotë se kanë vendosur ta mbështesin NAPOR-in për një sërë arsyesh. Një arsye është sepse NAPOR-i është organizatë që punon nga shumë afër me të rinjtë; shoqata punon për një koncept kombëtar të motivimit të të rinjve për të ndërmarrë iniciativa, duke u ofruar atyre aftësi dhe mjete që i fuqizojnë. Mbështetja e të rinjve është aktualisht në fokus të BE-së dhe do të vijojë të jetë për vitet në vijim. “Arsyeja tjetër është se NAPOR-i nuk është thjesht një organizatë, por edhe një shoqatë që jep inpute dhe ndihmë për shumë organizata të tjera. Ishte një model i mirë edukues për ne për zhvillimin e mëtejshëm të metodologjisë sonë të asistencës për të ardhmen,” thotë Biljana.
Nedeljka shpjegon se mbështetja e EU TACSO 3-shit ishte e rëndësishme për përmirësimin e performancës së përgjithshme të organizatës së tyre. Tani ata planifikojnë më mirë për të ardhmen dhe kanë një perspektivë më të mirë për zhvillimin. “Pa mbështetjen e projektit EU TACSO 3, nuk do të kishim qenë në gjendje të arrinim audienca të veçanta dhe të kishim një vizion të qartë për të ardhmen e shoqatës sonë.”
NAPOR-i planifikon të shtojë aktivitetet dhe mbështetjen për punën e të rinjve në Serbi. Organizata është aktualisht vetëm një shoqatë e organizatave për të rinjtë, por synon të zgjerohet dhe të transformohet më tej në një shoqatë profesionistësh të rinj, që synon individët që kanë ndikim dhe dije në fushën e punës së të rinjve.
Lidhur me projektin
Asistenca Teknike e BE-së për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (BE TACSO) është një projekt rajonal, i financuar nga Bashkimi Evropian, që përmirëson kapacitetin dhe rolin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC). Projekti ndihmon OSHC-të që të marrin pjesë aktive në proceset demokratike në rajon dhe stimulon një mjedis të favorshëm për shoqërinë civile dhe zhvillimin pluralist të medias.
Projekti po zhvillohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi. Projekti EU TACSO është pjesë e mekanizmit të BE-së për Lehtësimin e Shoqërisë Civile që ofron mbështetje për OSHC-të në ato vende që nuk janë ende pjesë e BE-së. OShC-të luajnë rol të rëndësishëm për BE-në, si aktorë kryesorë për mbështetjen e procesit të anëtarësimit të vendeve të tyre.
Photo credits: NAPOR
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!