T’i japësh zë barazisë me dizajnet e modës | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

T’i japësh zë barazisë me dizajnet e modës

Një dizajnuese mode nga Maqedonia e Veriut pasqyron filozofinë ‘punk’ në dizajnet e saj.

SCROLL DOWN

Teodora filloi të dëgjonte muzikë punk kur ishte 14 vjeç. “Përpara kësaj isha një fëmijë i zakonshëm, kisha kukulla Barbie dhe dhomën e kisha ngjyrë rozë. Çdo gjë ishte shumë vajzërore“ shprehet ajo, duke kujtuar rrobat që u qepte kukullave të saj Barbie. Ajo shpjegon se u rrit me shumë dashuri dhe përkujdesje nga prindërit e saj me një fëmijëri thuajse ideale. Por në moshën e adoleshencës ajo u bë rebele.

Si të gjejmë stilin punk në Shkup?

Duke qenë se Teodora shkoi nga ngjyra rozë në stilin punk, ajo donte edhe të vishej sipas këtij stili. Sidoqoftë, vendlindja e saj – Shkupi – nuk kishte dyqane që shisnin rroba të stilit punk. Ajo shpjegon, “Njihja disa fëmijë, prindërit e të cilëve pëlqenin stilin punk kur ishin të rinj, kështu që ata vishnin rrobat e vjetra të prindërve të tyre. Unë nuk isha në atë situatë, kështu që fillova të dizajnoja vetë rrobat e mia të stilit punk.“

Atëherë, Teodora nuk e dinte se ky do të ishte fillimi i markës së saj së modës dhe i karrierës së saj në dizajn. Vetëm më vonë ajo vendosi të studiojë dizajn mode dhe vendosi të shkojë në Londër ku i kishte edhe fillesat kultura punk. Kur ishte atje, ajo zhvilloi dizajnet e saj. “Për mua, stili punk ka qenë gjithmonë të lesh pas atë që mendon shoqëria dhe të jesh e lirë,” shprehet ajo, dhe krijimet e Teodorës e pasqyrojnë këtë duke përdorur materiale të pazakontë dhe duke kombinuar normat gjinore.

Ajo shpjegon, “Njihja disa fëmijë, prindërit e të cilëve pëlqenin stilin punk kur ishin të rinj, kështu që ata vishnin rrobat e vjetra të prindërve të tyre. Unë nuk isha në atë situatë, kështu që fillova të dizajnoja vetë rrobat e mia të stilit punk.“

Teodora Mitrovska

Pasi u diplomua nga Universiteti Middlesex në Londër, Teodora filloi të kërkonte mënyra për t’iu bashkuar tregut të modës duke promovuar dhe shitur markën e saj. Ajo e dinte se të pasurit e një marke unike mund të jetë një bekim, por gjithashtu ka sfidat e veta – ishte e vështirë të gjeje një vend në treg përkrah markave dominuese. Ajo ishte vetëm 21 vjeç dhe mundësitë ishin të pakta, por Fundjava e Modës në Shkup, një OJQ nga vendlindja e saj e ftoi që të ekspozonte  punën e saj në Javën e Modës në Riga dhe më pas në Javën e Modës në Lisbon.

“Nuk mund ta besoja që kjo po ndodhte! Sveta nga Fundjava e Modës në Shkup kishte dëgjuar që isha diplomuar dhe se e kisha gati koleksionin e diplomimit. Ajo më telefonoi dhe tha që do të isha një kandidate e mirë për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në këto shfaqje. U emocionova shumë,” thotë Teodora duke buzëqeshur.

Së bashku me partnerët nga Belgjika, Franca, Letonia dhe Portugalia, Fundjava e Modës në Shkup ka lançuar një projekt të quajtur Moda e Bashkuar, i financuar nga programi  Evropa Krijuese i Bashkimit Evropian. Projekti ndihmon dizajnerët e rinj të promovojnë punën e tyre, të mësojnë aftësi të reja në reklamimin e modës dhe të krijojnë lidhje me kolegë dhe kompani mode në të gjithë Evropën.

Mësimi i bazave

Teodora shprehet se e pa këtë si një mundësi të mirë për të mësuar praktikat e industrisë së modës. “Doja të mësoja si përgatitesh për një shfaqje mode, si bëhen flokët dhe grimi ose si praktikohen modelet.”

Si në Lisbonë edhe në Riga, Teodora mori pjesë edhe në workshop-e dhe seminare me folës të ftuar për të diskutuar mundësitë prodhuese dhe bashkëpunuese, qëndrueshmërinë e markave dhe strategjitë e marketingut. Megjithatë, ajo shprehet se “ishte mundësia e bashkëbisedimit gjatë festave joformale me prodhues të ndryshëm që e ndihmuan  të kuptojë se si funksionon vërtet industria“ që e ndihmuan më së shumti.

“Për mua, stili punk ka qenë gjithmonë të lesh pas atë që mendon shoqëria dhe të jesh e lirë”

Teodora Mitrovska

Making punk big

Teodora currently works as a graduate academic assistant at Middlesex University. She is still actively promoting her brand, using all that she has learned, and aims to become a designer who is well-known in Europe and beyond. “I have this feeling that I can do something really big. It sounds like a cliché, but I firmly believe that one day I am going to be big,” she says.

Photo credits: Teodora Mitrovska

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.